• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali / Pas 2 vitesh që ka vdekur, hap gjyq për pronat në Palasë

by A R
16/02/2017 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “i vdekur” ka arritur që të hapë një proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. “Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin e radhës në Gjyqësor.

Vasil Stramarko, sipas certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Vlorës, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, sipas një kërkesëpadie të depozituar në Gjykatën e Vlorës, Vasili është “ngritur nga varri” dhe ka shkuar në dhjetor të vitit 2009 në Sekretarinë e Gjykatës, ku ka depozituar një kërkesëpadi, sipas së cilës kërkon një pronë prej 10.4 hektarë truall në Palasë të Vlorës.

Nipi denoncon dajën e vdekur

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Foto Andrea nga Vlora. Ai tha se nëna e tij ishte nga fshati Dhërmi dhe kishte trashëguar nga i ati një pronë në Palasë, buzë detit. Sipas Fotos, bashkë me nënën e tij përfitonte pronë edhe daja i tij, Vasil Stramarko, dhe një teze.

“Dua të denoncoj veprimet e Gjykatës së Vlorës, që po bën 5 vite që na sorollat. Daja im ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, dy vite më pas, në vitin 2009, rezulton se ka firmosur një kërkesëpadi dhe e ka dorëzuar në Gjykatën e Vlorës. Pra është ngritur nga varri dhe ka shkuar në gjykatë”, thotë Foto Andrea.

Sipas tij, gjyqtari që pranoi këtë padi ishte Erarbër Madhi.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Vlorë për të verifikuar pretendimin e Andreas. Fillimisht shkuan në varrezat e fshatit Dhërmi, ku denoncuesi tha se kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të dajës së tij, Vasil Stramarkos.

Më pas, denoncuesi i tregoi “Fiksit” edhe pronat, të cilat janë në Palasë, një vend shumë i preferuar për ndërtime pasi është buzë detit. Gazetarët shkuan edhe në Qarkun e Vlorës, ku kërkuan nëse ka apo jo certifikatë vdekjeje në emër të Vasil Stramarkos. Punonjëset e Qarkut iu tregojnë certifikatën, ku rezulton se Vasili ka ndërruar jetë më 1 dhjetor 2007.

Kancelarja e gjykatës: Paditës është Vasil Stramarko

“Fiks Fare” kontaktoi para pak kohësh me kryetarin e Gjykatës së Vlorës, duke i kërkuar një informacion në lidhje me pretendimet e zotit Foto Andrea. Kryetari i adresoi te kancelarja, e cila priti gazetarët dhe iu vuri në dispozicion të gjithë dokumentacionin, duke qenë se tashmë çështja ishte arkivuar dhe kishte një vendim gjyqësor që mund të ishte i aksesueshëm për të gjithë.

Kancelarja e gjykatës verifikoi regjistrin, ku depozitohen kërkesëpaditë dhe iu tha gazetarëve se “paditës për këtë çështje është Vasil Stramarko dhe çështja mban numrin 3812”. Sipas saj, padia është depozituar në Gjykatën e Vlorës në datën 7 dhjetor 2009, ndërsa gjyqtari që e kishte marrë këtë dosje ishte Erarbër Madhi.

Gjithashtu, kancelarja vuri në dispozicion kërkesëpadinë, që mban datën 7 dhjetor 2009. Në këtë kërkesëpadi është edhe emri i gjyqtarit Erarbër Madhi, i cili e ka marrë kërkesën në datën 8 dhjetor 2009. Paditës është Vasil Stramarko, i datëlindjes 1927, lindur dhe banues në Dhërmi të Vlorës. Në fund të dokumentit është edhe emri i paditësit, Vasil Stramarko, bashkë me firmën e tij.

Gjykata e Vlorës thotë se pikërisht kjo kërkesëpadi ka hapur procesin civil për pronën në Dhërmi, ndërsa gjyqtari Erarbër Madhi ka marrë edhe një vendim përfundimtar. Në vendimin përfundimtar të gjykatës, paditësi ka ndryshuar dhe ai është Jorgo Stramarko, djali i Vasilit.

Deri më tani, pavarësisht ankesave të shumta të zotit Foto Andrea, se një person “është ngritur nga varri” dhe ka hapur një proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë parregullsi.

Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, apo të jetë ndërmarrë ndonjë veprim hetimor. Nga krahasimi i padisë dhe vendimit të Gjykatës së Vlorës rezulton se, ato kanë të njëjtën datë ardhjeje, pra 7 dhjetor 2009, pavarësisht se në njërën paditës është Vasil Stramarko dhe në tjetrën Jorgo Stramarko.

Next Post
Këto ushqime ndikojnë në zgjatjen e fëmijëve

Flet mjekësia: Si ta kuptoni autizmin te bebet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

September 15, 2026
“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

September 15, 2026
GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

September 15, 2026
SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com