• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari i “Panama Papers”: Qëllimi i kompanisë, shitja e paisjeve për karburantet

by A R
04/04/2016 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kompani shqiptare janë të përfshira në skandalin e njohur si “Panama Papers”, që lidhet me fshehjen e parave që njerëzit më të fuqishëm të globit bënin në ato që quhen parajsa fiskale.
Po të klikosh pranë emrit ‘Shqipëri’ në hartën e vendeve të përfshira në këtë skandal, jepen të dhënat se nga vendi ynë janë dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Emrat e tyre nuk bëhen publike në këtë hartë, teksa pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshirjen edhe të vendit tonë në këtë skandal.

“Haaretz” shkruan se avokati Assaf Halkin, ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze. Ai ka themeluar kompaninë GFI Technologies, e regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla, në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Halkin dhe një shqiptar tjetër i quajtur Ismail Mulleti janë pronarë të kompanisë. Ne dokumentat e Panama Papers emri i tij shkruhet Imsail Mulati, por me nje kerkim nga News24 dhe BalkanWeb, u vertetua se kompania GFI Technologies, eshte e Ismail Mulletit. Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.

Referuar disa dokumenteve të QKR-së, avokati hebre Halkin dhe Ismail Mulleti rezultojnë të kenë ngritur në Shqipëri edhe kompaninë IMAH me seli në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”. Shoqëria e themeluar në shkurt të vitit 2014 ka për administratore Entela Shehaj. Aty Ismail Mulleti dhe Assaf Halkin janë me pjesë të barabarta nga 45%.

Mulleti nuk iu përgjigj pyetje së “Haaretz.com” në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite.

Kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë. Aktiviteti i kompanisë është i regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael.

Deri tani janë zbuluar emra të politikanëve botërorë dhe figurave publike që fshehin paratë në Panama për të shmangur detyrimet nga taksat në vendet e tyre.

Plot 11 milionë emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerëzit e krimit, sportistët dhe miliarderët që duan t’i fshihen taksave.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” që ka nisur këtë investigim, në rrjetën e këtyre dokumenteve sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, babai i kryeministrit britanik David Cameron, mbreti Saudit, mbreti i Marokut Hasani i dytë, Presidenti i Agjentinës, presidenti i Azerbaixhanit Alijev, presidenti Ukrainas Poroshenko, ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi. Qindra janë emrat e njerëzve të shquar nga vendet kryesore të botës. Me shumë gjase lista do të vijë duke e zgjatur shume shpejt.

Për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë, Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.
Sipas gazetarëve, deri tani në skandal figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë, sipas klasifikimit të Forbes.

Next Post

Elvana dhe Flori, dy miqtë që ndajnë të njëjtën dhomë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In