Pasi u shpall fajtor për më shumë se 100 shkelje financiare, Manchester City ndodhet në qendër të një stuhie të madhe.
Shumëkush kërkon që “qytetarët” të përballen me një sanksion shembullor dhe, sipas “The Telegraph”, katër klube të Premier League u informuan për vendimin e fajësisë përpara pjesës tjetër të ligës.
Këto klube – Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham – raportohet se po përgatiten të kërkojnë dëmshpërblim nga City.

