• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali në “Ibiza” që tronditi Austrinë/ Kurz mëton të rizgjidhet kancelar

by Java News
29/09/2019 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz kryeson sondazhet. Skandali i ish-partnerit të tij, FPÖ nuk e ka dëmtuar Kurz. Por a do të hidhet ai sërish në një shtrat me djathtistët?

Pak ditë para zgjedhjeve të dielën, parlamenti austriak shpalli emergjencën, jo atë politike, por të klimës. Me këtë aksion simbolik të gjitha partitë, përveç FPÖ-së, duan të japin një sinjal në një fushatë zgjedhore zvarritëse. Lufta kundër ngrohjes globlale është në modë tani. Edhe kandidati për kancelar, Sebastian Kurz e ka zbuluar këtë temë. Në fund të fundit, ish-kancelari i rrëzuar, Kurz, 33 vjeçar nuk mund të flasë gjithmonë për pengimin e migracionit në republikën e alpeve. Populistët e djathtë janë të vetmit që e quajnë histeri kufizimin e emetimit të CO2-it. Norbert Hofer, fytyra e re të djathtëve, e quan ndryshimin e klimës si Donald Trump apo kolegët e partisë populistë gjermane, AfD një gënjeshtër të fryrë tej mase.

Skandali “Ibiza” e rrëzoi koalicionin

Skandali i ish-kryetarit të partisë, FPÖ, Heinz-Christian Strache, që i ofroi favore një mbese të një gjoja oligarku rus, nuk luajti rol parësor në fushatë. Videoja e regjistruar në fshehtësi në Ibiza shkaktoi një tronditje të madhe në Austri duke sjellë rrëzimin e koalicionit të konservatorëve me populistët nën Sebastian Kurz. Pas skandalit, Kurz u detyrua të largojë edhe ministrin e Brendshëm të FPÖ, Herbert Kickl. Pas kësaj, FPÖ u hakmorr duke kërkuar një mocion mosbesimi për kancelarin, gjë që solli rrëzimin e tij dhe hapi rrugën për zgjedhje të reja. Partia populiste e djathtë e sheh veten si viktimë të një „bande kriminale”. Lidhur me skandalin e regjistrimit të videos qarkullojnë disa teori konspirative.

Kurz kryeson

Fundi jo i lavdishëm i koalicionit të partisë konservatore, ÖVP dhe djathtistëve të FPÖ nuk e ka dëmtuar ish-partnerin konservator. Sipas sondazheve të fundit, Sebastian Kurz me një ÖVP të prerë si me masë për të, kap vlerat e 33-35 %. Ai me gjasë ka për të marrë më shumë vota se në zgjedhjet e fundit, dhe mund të bëhet me distancë forca kryesore. FPÖ që ende duhet të luftojë me veten, nëse duhet ta nxjerrë jashtë delen e zezë me emrin, Heinz-Christian Strache mund të kapë 21-23%. Asaj i duhet të luftojë me socialdemokratët, që në sondazhe renditen me 25-23%, për të zënë vendin e dytë.

Akuza të reja kundër Strache

Ndërkohë po zhvillohen hetime kundër ish-kryetarit të përfshirë në skandal, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dyshohet, se ai së bashku me gruan, sekretaren dhe truprojën e tij kanë keqpërdorur fonde dhe kanë marrë para nga oligarkë të dyshimtë nga Europa Lindore. Truproja e tij ka pranuar të flasë dhe madje luan rol edhe në aferën e Ibizas. Megjithëse brenda FPÖ-së tani po nxirren në shesh shumë të palara, kryesia mbetet e qetë. „Ne kemi shumë votues tradicionalë që mbeten besnik”, tha një funksionare e lartë së fundmi.

Mes partive të vogla mund të gëzohen Të Gjelbrit. Ata pritet të kapërcejnë këtë herë pengesën e 4% dhe të futen në parlament, në të cilin ishin pjesë deri në vitin 2017. Kjo falë temës qendrore të ndryshimit të klimës, thotë kreu i të Gjelbërve austriakë, Werner Kogler.

Slloganet e fushatës

Duelet televizive gjatë fushatës përgjithësisht ishin paqësore. Kreu i ÖVP-së, Sebastian Kurz i dha vetes imazhin e djalit të thjeshtë nga fshati. Ai nuk harronte të përmendte, se tek gjyshërit në një zonë fshatare me dëshirë ka përkëdhelur dhitë. Dikur ishte e rëndësishme për të, të theksonte, si ishte rritur në një lagje punëtorësh në Vjenë. Por në këtë fushatë bëhet fjalë për vendin, identitetin dhe distancimin populist nga të ashtuquajturat elita. Slogani i fushatës zgjedhore të ÖVP-së ishte „Ne duam sërish kancelarin tonë!” Austria me sa duket do atë që njeh, nuk do eksperimente.

Në një duel të drejtpërdrejë me Sebastian Kurz, kandidatja kryesore e socialdemokratëve, SPÖ, Pamela Rendi-Wagner u tall me ndryshimin e imazhit të Kurz. Ai ia ktheu, se njeriu mund të rritet në dy vende. Kandidatja socialdemokrate megjithëse është larg ÖVP-së me vota, vendos optimizimin si kredo të fushatës. Sllogani i socialdemokratëve : “Yes, we Pam!”

Koalicion mes konservatorëve dhe populistëve të djathtë?

Sebastian Kurz para zgjedhjeve nuk ka bërë asnjë premtim për koalicion. Nga qarqet e tij thuhet, se bashkëpunimi me FPÖ është shumë i vështirë për të, pasi është personalisht i zhgënjyer. Por krijimi i një koalicioni tjetër duhet të jetë po ashtu i vështirë. Një rifreskim të aleancës dhjetëravjeçare ÖVP me SPÖ nuk e do asnjë palë. Për një mazhorancë me Të Gjelbrit, të cilin Sebastian Kurz mund ta përfytyronte, nuk do të mjaftonte. Me ndoshta një rezultat 8% ambientalistët janë shumë të dobët. Kurz madje ka pranuar, se mund të arrihet edhe tek një qeveri e drejtuar nga socialdemokratët, nëse partitë e vogla, Të Gjelbrit, partia liberale Neos, Lista Pilz dhe SPÖ shtojnë votat në këto zgjedhje.

Nga ana përmbajtësore, Sebastian Kurz nuk do kishte shumë rezerva të bënte koalicion me populistët e djathtë. Në çështjen e migracionit të dyja partitë janë të një mendimi: Bëhet fjalë për dashurinë për vendin, për identitetin austriak. Këto fjalë nuk janë të huaja për Sebastian Kurz. Por ai sheh disa pjesë të FPÖ-së si shumë të afërt me grupime ekstremiste të djathta, si lëvizja identitare. Kreu i FPÖ-së i mohon lidhje të tilla dhe i relativizon ato. Po ashtu për Sebastian Kurz është një halë në sy edhe ish-ministri i Brendshëm, Herbert Kickl. Ai është nr 2 tek populistët dhe në një parlament të ri mund të bëhet kryetar i grupit parlamentar. Kurz duhet pastaj të bashkëpunonte me të. „A do të bënit koalicion me blutë (simboli i partisë FPÖ, shën.red.), nëse Kickl nuk do të ishte”, e pyeti një moderatore e televizionit Puls, ish-kancelarin. Përgjigja e tij ishte: „Në fillim votohet, pastaj të shohim.”/DW

Next Post
E rrallë / Tetë emigrantë shqiptarë gjenden në motorin e anijes së mallrave që shkonte në Irlandë

E rrallë / Tetë emigrantë shqiptarë gjenden në motorin e anijes së mallrave që shkonte në Irlandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In