• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali në Elbasan/ Uji i përroit ambalazhohet dhe shitet me shishe plastike

by A R
20/03/2017 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandal me ujin e pijshëm në Elbasan, ku dy fabrika e marrin në përrua dhe pasi e paketojnë e shesin si ujë të marrë në burim. Fiks Fare ka zbuluar abuzimin e rëndë me ujin e pijshëm gjatë një investigimi të kryer pas ankesës së disa qytetarëve.

Dy fabrikat e ujit

Gazetarët e emisionit investigativ janë njoftuar nga qytetarët se abuzimi kryhet nga dy fabrika të ngritura në fshatin Dëstil të Elbasanit, që ndodhet rreth 11 kilometra larg qytetit. Menjëherë gazetarët e emisionit shkuan në fshat për të verifikuar gjendjen aktuale nga afër.

Fillimisht u gjetën dy fabrikat e ujit, pikërisht kompania “Bukaniku” dhe “Shpati”. Gjatë verifikimit rezultoi se jo shumë larg ndërtesave të këtyre fabrikave, ndodhet një përrua. Fiks Fare zbuloi se në vende të ndryshme të përroit ishin instaluar tubacione plastike, nëpërmjet të cilëve merrej uji në përrua dhe më pas dërgohej në një depozitë të vogël.

Nga depozita, po me tubacione plastike, uji dërgohej në fabrikë, me qëllim që sasia e prurjes së ujit të jetë sa më e madhe. Ndërkohë, në pikën e rrjedhës së ujit në përrua nuk ka asnjë gërmim, duke i lënë kështu mundësi ndotjes së ujit.

Jo rrallëherë në përroin e fshatit kullosin bagëti e për pasojë fare pranë vendit ku uji devijohet për në fabrikë, gjenden bajga të bagëtive dhe gjurmë që tregojnë se në të njëjtin vend shuajnë etjen edhe bagëtitë.

Kompania “Bukaniku”: I kemi marrë 2 gjoba , duhet të ndërrojmë ambient

Ndërsa gjatë vëzhgimit në fabrikën e kompanisë “Bukaniku”, që ndodhet rreth një kilometër larg, vumë re sesi ambalazhohet uji, duke e futur atë në shishe plastike, që janë nga gjysmë litroshe, një litër e gjysmë dhe dhjetë litroshe. Madje, para fabrikës është e vendosur një kamion, i cili është gati për t’u ngarkuar me ngarkesën e radhës, ndërsa brenda ndërtesës janë duke punuar pronari i fabrikës me tre punëtorë të tjerë.

Fiks Fare tregon sesi dyshemeja e fabrikës është pothuasje e përmbytur nga uji. Tavani i ndërtesës është i arnuar me plasmas dhe rrjeta të ndryshme sintetike. Ndërsa ambalazhet e bidonëve plastikë, disa të mbushur e disa në pritje për tu mbushur me ujë, janë në afërsi të mbeturinave plastike të fabrikës, të cilat presin që të nxirren jashtë e të hidhen.

Fabrika është pothuajse e tëra e amortizuar, ndërsa një nga makineritë, që shërben për ngjitjen e stampave të ujit, ka dalë jashtë funksionit. Në vend të kësaj makinerie, punëtorët përdorin në mënyrë artizanale një tenxhere uji. Pasi e ngrohin ujin në tenxhere, në të hedhin etiketat, të cilat i lënë për pak sekonda. Më pas i marrin etiketat dhe i vendosin në shishet dhe bidonët plastikë.

Gjatë një bisede me gazetarët e emisionit investigativ, pronari i fabrikës thotë se uji vjen me rrjedhje të lirë.

“I kemi porositur makineritë e reja, pasi makineritë ekzistuese janë copë-copë. Makineritë aktuale janë jashtë standardit dhe për këtë kemi bërë edhe procesverbal, pasi jemi në ikje. Në këtë gjendje po bajmë 3–4 vite, por me ujë furnizojmë vetëm Elbasanin”, u tha ai gazetarëve të Fiksit.

Gjithashtu ai tregoi se ka katër punëtorë gjithsej. “Uji që vjen në fabrikë nuk preket me dorë, jemi kështu hë për hë. Deri tani kemi marrë dy gjoba. Para dy ditësh e panë edhe ata të analizave të ujit nga Tirana. Ndërsa ata na thanë o mbylle, ose ndrysho ambientin. Përsa i përket kushteve të lagështirës, ne jemi mësuar. Ndërsa ambienti është i papërshtatshëm dhe do ta ndryshojmë”, tha pronari.

Kompania “Shpati”, shishet e mbushura me mbeturina përtokë

Pak metra më tutje në drejtimin jugor ndodhet edhe fabrika e ujit “Shpati”. Në këtë fabrikë është një punëtor, i cili kryen të gjithë punët, që nga prodhimi i shisheve, mbushja e tyre dhe deri te ngarkimi në kamion. Në këtë fabrikë edhe pse duket se makineritë janë më te reja, në të gjithë hapësirën e kësaj fabrike ka ambalazhe dhe shishe plastike të mbushura e mbeturina.

Sipër mbi shishet e mbushura me ujë janë të vendosur thasë më lëndë të parë, që prodhohen nga shishet plastike. Sipas punonjësit që gjetëm aty fabrika është në punim e sipër. “Ne me ditë po punojmë, ndaj nuk po punojmë shumë.

Që jetojmë në Shqipëri jetojmë, po gjithkush ka detyrat e veta”, thotë punonjësi, të cilin e gjetëm duke prodhuar shishe gjysmë litërshe, i cili nuk ishte i veshur me rroba pune dhe nuk mbante doreza. Sipas tij “dorezat shkrihen, pasi është nxehtë dhe nuk punohet me to”. Ndërkohë që çdo shishe që ai prodhonte, i fuste gishtin brenda për të bërë të mundur nxjerrjen e shishes nga makineria e vendosjen e saj në një thes që e ka pranë makinerisë.

Next Post
Rrëmujë e madhe nën çadër

LSI komunikime me PD? Ja si përgjigjet Basha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In