Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda kopshtit privat në Tiranë, ku u dhunua një 3-vjeçare, është bërë publik edhe një tjetër episod dhune ndaj një të miture. Një tjetër skandal bëhet i ditur të ketë ndodhur në një kopësht të Durrësit në shtator dhe është rrëfyer nga mamaja e Soleit 5 vjeç.
Vogëlushja shkonte prej tre vitesh ne kopështin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë. Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.
Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.
Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.
Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës./m.j