• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali me tekstet/ Studentët italianë mësojnë për “krimet e UÇK-së në shtëpinë e verdhë”

by Java News
23/12/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lëndën Gjeopolitika dhe Krimi i organizuar në vitin e dytë të masterit, studentëve të Universitetit të Milanos, iu ligjërohet se si “UÇK ishte organizatë kriminale që gjatë luftës është marrë me trafikim organesh“.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua për të luftuar për lirinë e vendit. Dhe me këtë mision, ushtarët e saj nisën dhe përfunduan luftën për çlirimin e Kosovës.

Por në Universitetin i Milanos, studentët e vitit të dytë të masterit në shkenca politike mësojnë një të pavërtetë të madhe për UÇK-në.

Atyre në lëndën Gjeopolitika dhe krimi i organizuar iu ligjërohet se si “UÇK ishte organizatë kriminale që gjatë luftës ishte marrë me trafikim organesh”.

Në librin Mafia Globale, ndikuar nga pretendimet e raportit të Dick Martyt, përmendet “shtëpia e verdhë”.

Në këtë libër shkruan se në këtë shtëpi merreshin organe të trupit nga qyetarë serbë dhe shqiptarë dhe shiteshin.

Ndonëse këto pretendime janë hedhur poshtë, studentët mësojnë të pavërteta.

“Në fakt, guerilët kryen vrasje dhe tortura të të burgosurve serbe dhe shqiptarë. Dhe në Shtëpinë e Verdhë, një fermë nën kontrollin e tyre në Shqipëri, qindra të burgosur u deportuan për të marrë organet e tyre për klinikat kirurgjike evropiane”, thuhet në këtë libër.

Pastaj krerët e kësaj guerilje, që libri i quan kriminale, thuhet se u bënë liderë të shtetit.

“Disa u shndërruan në politikanë të rëndësishëm si Hashim Thaçi, kreu i UÇK-së, i cili u bë kryeministër i Kosovës së vogël, apo Ramush Haradinaj, një eksponent i shquar i guerilës, lider i partisë AAK. Thaçi më pas u akuzua në raportin e Martit, të hartuar nga Këshilli Evropian në vitin 2010, për trafik armësh drogë dhe tregti klandestine të organeve”, thuhet tutje në këtë libër.

Student në Universitetin ku mësohet kundër UÇK-së, është edhe Leonard Simoni nga Kosova.

Ai për T7, tregon se si e përjetoi ligjeratën kur para 300 studentëve po flitej kundër UÇK-së.

“Në fakt më befasoi nuk mundesha të besoj se po thuhej një gjë e tillë”, ka deklaruar Simoni.

Simoni menjëherë u mundua ta debantojë një gjë të tillë tek kolegët e tij.

“Ata që kisha afër dhe me ata që komunikoj iu kam treguar se kjo është një gënjeshtër”, ka deklaruar ai.

Ky fakt ka shqetësuar partinë e cila në Kosovë, po organizon edhe protestë kundër Gjykatës Speciale.

“Duhet të definohet se me çka merret Gjykata Speciale, edhe me tregu që kjo është hedhur poshtë, edhe mos të vazhdohet të ndryshohet historia sepse me specialen po ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Zgjim Hyseni nga PSD.

Ideja për krijimin e Gjykatës Speciale, nisi mbi pretendimet se UÇK-ja ka kryer tregti me organe, por më pas kjo u hodh poshtë, ndërkohë Gjykata megjithatë u themelua./Express/m.j

Next Post
E rëndë në Fier, adoleshenti i jep fund jetës

Korçë/ Gjendet i vetëvarur një 48-vjeçar në banesën e tij, mister shkaqet. Emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In