• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skandali me produktet shtazore në Kosovë, merret në pyetje ministri në detyrë i Bujqësisë

by B K
27/05/2025 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga autoritetet lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Kështu konfirmuan nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Ky institucion ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast, përcjell A2.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, tha ai.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës./ REL

Next Post
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Marrëveshja e Ohrit: Nga kompromisi historik te testi i demokracisë së ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In