• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali me kërkesën për vizë amerikane të Berishës, gazetari denoncon se një pjesë e firmave janë të falsifikuara

by E S
12/05/2025 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë emisionit “Dekalog” me Roland Qafokun, gazetari Flamur Vezaj nga SHBA deklaroi se disa nga firmat në dokumentin e paraqitur për të mbështetur kërkesën për vizë të Sali Berishës janë të falsifikuara.

Sipas Vezajt, disa prej organizatave të renditura në dokument kanë mohuar që kanë firmosur ndonjëherë, ndërsa disa “shoqata” rezultojnë të jenë entitete fiktive pa regjistrim ligjor në SHBA, të krijuara vetëm në Facebook.

Vezaj shtoi se disa persona kanë paralajmëruar kallëzim penal në FBI për falsifikim firmash – një krim federal në SHBA. Nëse konfirmohet, ky skandal mund të përbëjë një tjetër goditje për imazhin e ish-kryeministrit dhe liderit të Partisë Demokratike.
“Në lidhje me kërkesën për vizë në Departamentin e Shtetit. E di çfarë ka ndodhur? Disa nga ato firmat aty nuk janë të sakta, janë të falsifikuara… Aty janë renditur disa shoqata, të cilat thonë që kanë firmosur për Sali Berishën, për t’i dhënë vizën në Departament të Shtetit. Deri tani, unë kam konfirmuar tre prej tyre, të cilët kanë mohuar që janë firmëtarë të atij dokumenti.

Ky është krim federal në Amerikë dhe disa nga këta persona më kanë njoftuar që do të bëjnë kallëzim në FBI për falsifikim të firmave. Përveç kësaj, disa nga firmëtarët me të cilët kam kontaktuar, dhe janë organizata të rëndësishme, kanë mohuar që janë firmëtarë të atij dokumenti.

Përveç kësaj, fatkeqësisht disa nga ato emra që janë vendosur aty – emra shoqatash, ku e di unë se çfarë – janë fiktive. Janë disa individë, të cilët kanë hapur një shoqatë në Facebook dhe nuk janë të regjistruar në asnjë institucion amerikan si shoqatë, nuk kanë anëtarësi, nuk kanë kryesi… Dhe thjesht janë anëtarë ose shoqatë Facebook-u, kanë firmosur në atë dokument për të thënë që është një komunitet i madh dhe i gjerë”.

Next Post
Tension në “Parkun Olimpik”, Lëvizja Bashkë konteston numërimin e votave: Po i kalojnë fletët shumë shpejt

Tension në “Parkun Olimpik”, Lëvizja Bashkë konteston numërimin e votave: Po i kalojnë fletët shumë shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

July 29, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

July 29, 2026
Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

July 29, 2026
Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

July 29, 2026
Si “mbreti i dronëve” Fedorov u kthye në kërcënim politik për Kievin

Si “mbreti i dronëve” Fedorov u kthye në kërcënim politik për Kievin

July 29, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

July 29, 2026
Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

July 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Spahiu: Çështja e Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve

July 29, 2026
Orlando Bloom dhe Luisa Lemel shfaqen të dashuruar gjatë pushimeve në Itali

Orlando Bloom dhe Luisa Lemel shfaqen të dashuruar gjatë pushimeve në Itali

July 29, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com