• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali me dhënien e nënshtetësisë, Meta shkel çdo procedurë dhe jep pasaportë brenda 8 orëve nga kërkesa

by Ardit Rada
11/10/2020 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr përmasat e një skandali historia e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për të huajit nga Presidenti Ilir Meta.

Përpos mungesës së verifikimit për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, një kërkesë kjo e parashikuar në pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, Presidenti Ilir Meta firmos dekrete të falsifikuara për dhënie shtetësie brenda disa orëve, në shkelje të ligjit dhe procedurave, duke u përfshirë në një skemë mashtrimi të klubeve të futbollit ndaj UEFA-s, shkruan shqiptarja.com.

Në datën 28 shtator 2020, Meta ka firmosur një dekret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare futbollistit afrikan Ëinnful Essua Joseph Cobbina, duke deklaruar se kërkesa është bërë nga vetë futbollisti.

Por, në 4 tetor 2020, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, ka zbuluar se kërkesa për dhënien e shtetësisë në të vërtetë është bërë nga Klubi i Futbollit Tirana dhe jo nga Cobbina, duke nxjerrë kështu zbuluar Presidentin dhe implikimin e tij në ky skandal..

Sipas shkresës së publikuar nga zëdhënësi Blushi, Klubi i Futbollit Tirana në datën 25 shtator i ka kërkuar Presidentit Meta dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.

Ëinnful Essua Joseph Cobbina kishte pasaporta nga Ghana po nderkohe Klubi i Futbollit Tirana e kishte plotësuar kuotën prej 5 lojtarëve, kështu që Ëinnful Essua Joseph Cobbina nuk mund të hynte në fusha gjatë ndeshjes në Zvicër, duke qenë i huaji i gjashtë. Për të plotësuar kushtin e UEFA (duke anashkaluar rregullat e tij) klubi ka gjetur një bashkëpunëtorë të jashtëzakonshëm: Presidentin e Republikës, i cili në kohë rekord prej 8 orësh i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare futbollistit afrikan.

“Klubi i Futbollit Tirana në veprimtarinë e vet futbollistike në kuadër të ndeshjeve të Eurove League luan ndeshjen vendimtare më datë 01.10.2020, kundër Young Boys në Zvicër. Për ktë ndeshje si dhe por ndeshjen e radhës KF Tirana ka në klubin e saj lojtarin Ëinnful Essua Joseph Cobbina me shtetësi ganeze.

Për të plotësuar objektivin tonë madhor për pjesëmarrjen në grupet e Eurove League, klubi e ka të domosdoshme që lojtari të jetë në Zvicër si pjesë e klubit. Ndaj sa më lart dhe bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin 113/2020 për shtetësinë, KF Tirana kërkon dhënien e shtetësisë për Ëinnful Essua Joseph Cobbina”, thuhet në shkresën që mban datën 25 shtator 2020 të firmosur nga presidenti i klubit Tiranes, Refik Halili.

Shkresa u dërgua me postë dhe pas tre ditësh protokollohet nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënie e shtetësisë, duke u përfshirë në manovrën e klubit për t’i hedhur ‘hi syve’ UEFA-s.

Në rastin më të mirë, Meta e ka firmosur nënshtetësinë brenda 8 orëve, nëse shkresa është protokolluar në orën 8 e mëngjesi kur nis zyrtarisht puna në institucione dhe nëse Meta e ka firmosur në orën 16, kur përfundon orari zyrtar i punës. Por me sa duket e ka firmosur edhe përpara, sepse prapë brenda datës 28 shtator, Presidenca e ka gjetur kohë për ta dërguar një kopje të dekretit dhe për ta botuar në Fletoren Zyrtare.

Megjithatë dekreti i Metës për nënshtetësinë e futbollistit afrikan e ka nr. 11747 dhe e mban datën 28 shtator, vetëm 8 orë pas dërgimit të kerkesës. Një procedura me një shpejtësi të paprecedentë, duke e ditur që normalisht një qytetar i thjesht duhet të marrë një pasaportë i duhet një pritje disa jave, ndërkohe që një procedurë për nënshtetësi kërkohet të paktën 9 muaj ose një vit.

Por duke lexuar dokumentet duke edhe një tjetër parregullsi.
Kërkesa e klubit Tirana ne fakt është bazuar në ligjin nr. 113/2020 për shtetësinë, i cili ende sot nuk ka hyrë në fuqi, pasi Meta e ktheu mbrapsht me dekret në muajin gusht dhe Kuvendi e rivotoi në 24 shtator 2020. Po pavarësisht nga kjo gafë, Meta e ka pranuar kërkesa duke e bazuar dekretin në ligjin e vjetër për shtetësinë të vitit 1998. Ky ligj, në asnjë germë të tij, nuk parashikon që një subjekt t’i kërkojë Presidentit për t’i dhënë shtetësinë një subjekti tjetër. Madje ligji nuk parashikon që kërkesat për shtetësinë t’i drejtohet Presidentit, por vetëm në stacionin më të afërt të policisë.

Neni 17 i ligjit parashikon që “kërkesa për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në organet e Ministrisë së Rendit Publik të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit, e shoqëruar me dokumentet e kërkuara nga ky ligj”.

Ndërsa, neni 9 i ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, parashikon që në fillim që kërkesa për shtetësi bëhet nga vetë i huaji. Si pasojë e devijimit nga procedurat ligjore është shmangur Ministria e Brendshme, e cila verifikon dhe përgatit dosjen e të huajt që kërkon shtetësinë. Gjithashtu dhënia e shtetësisë vetëm brenda disa orëve, mbi një kërkesë dukshëm të pabazuar në ligj, Presidenti ka injoruar detyrimin e verifikimit të të huajit, për të garantuar sigurinë kombëtare.

Subjekti i vetëm për ta garantuar ka qenë presidenti i Klubi i Futbollit Tirana, i cili falë këtij mashtrimi te Meta, ka arritur ta përcjellë në ndeshjen në Zvicër edhe neo-shqiptarin Ëinnful Essua Joseph Cobbina. Por me gjithë përpjekjet te Meta, Tirana e ka humbur ndeshje 3 me 0. (Shqiptarja.com)

/e.rr

Next Post
Naftëtarët në ditën e 9 të grevës së urisë/ Rëndohet gjendja e tyre shëndetësore: Kërkojmë një zgjidhje, qoftë edhe një përgjigje negative

Naftëtarët e Ballshit në ditën e 14 të grevës së urisë: Shteti zgjidhi kërkesat e të burgosurve dhe me ne nuk merren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

September 14, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ulen temperaturat

September 14, 2026
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

September 14, 2026
Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Nis viti i ri shkollor, rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

September 14, 2026
“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com