• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skandali kosovar në Rio: Në listë për Brazil 60 zyrtarë dhe… tetë sportistë

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tifozët kosovarë e kanë pasur të pamundur të shkojnë në Rio të Brazilit, ku Kosova shkroi historinë, duke marrë pjesë për herë të parë në Lojëra Olimpike.

Mirëpo, tifozët janë “zëvendësuar” nga dhjetëra zyrtarë sportivë e qeveritarë, të cilët e kanë shfrytëzuar rastin duke shkuar në Rion e shtrenjtë si pjesë e delegacionit të Kosovës.

Përkundër interesimit të mediave, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) qe disa ditë nuk ka dhënë sqarime se sa persona kanë shkuar në Rio përmes listës që vetë e ka përpiluar, e as rreth asaj se kush i kryen shpenzimet e tyre, të cilat sigurisht se kapin vlerë të lartë, kur dihet se Rio është mjaft e shtrenjtë, ndërsa numri i atyre që kanë shkuar në Brazil është i madh.

Gazeta “Zëri” ka arritur ta sigurojë listën me emrat e rreth 50 vetave që kanë shkuar si delegacion i përbashkët në Rio.

Në atë listë figurojnë emrat e tetë garuesve dhe trajnerëve të tyre. Po ashtu, në listë janë emrat e gjithë anëtarëve të KOK-ut, madje edhe të dy sekretarëve.

Në listë figurojnë edhe emrat e anëtarëve të federatave olimpike që nuk kanë marrë pjesë fare në Olimpiadë, e edhe më i çuditshëm është fakti se me ekipin olimpik kanë udhëtuar edhe zyrtarë të federatave sportive joolimpike.

1_1471089799-5509240Në Rio ka shkuar Hashim Thaçi dhe djali i tij. Figurojnë edhe emra të zyrtarëve të Qeverisë, si ai i këshilltarit të kryeministrit, Sokol Havolli, ministrit Memli Krasniqi, sekretarit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Veton Firzit, pastaj nga Departamenti i Sportit kanë shkuar thuajse të gjithë, duke filluar nga drejtori Ibër Alaj, Afërdita Fazliu, Fikret Shatri, nga FFK-ja që nuk merr pjesë në Olimpiadë, përpos Fadil Vokrrit ka shkuar edhe Vjollca Krasniqi. Në listë ka edhe shumë emra tjerë, madje disa edhe krejtësisht të panjohur në sportin kosovar.

Aty ka dhjetëra emra që realisht nuk i duhen asgjë ekipit garues në Olimpiadë, e që dy garuesit e notit, Rita Zeqiri e Lum Zhaveli, janë ankuar se e kanë ndjerë mungesën e trajnerit të tyre në garë.

2_1471089803-5097327Burimet nga të cilat “Zëri” e ka siguruar listën, i kanë sqaruar gazetës se pjesa dërmuese e emrave në listë kanë shkuar në Rio, ndërsa një numër shumë i vogël nga ata emra nuk kanë udhëtuar në Brazil.

Por, ishte e pamundur të identifikohen ata pak njerëz që janë në listë, e të cilët nuk kanë shkuar në Rio, pasi institucionet, posaçërisht KOK-u, kanë qenë shumë të mbyllura këto ditë për mediat e interesuara rreth kësaj çështjeje, citohet “Express”. (b.an)

Next Post

I akuzuari Kuçi nxjerr në breg turistin rus Kaimov (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In