• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali/ Kërkohej prej 10 vitesh nga Interpoli, kosovari lirohet nga burgu i Lezhës

by Java News
22/05/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirimi nga burgu i Shënkollit në Lezhë i Shaip Zukajt një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Kosovë tensionon marrëdhëniet e policisë kosovare me Shqipërinë.

Zukaj është ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjika në Tiranë për llogari të një dënimi të dhënë nga gjykata e Lezhës ku ai ishte i përfshirë në një krim.

Pasi ka kryer këtë dënim, Zukaj duhej ekstraduar për llogari të një dënimi në Kosovë, por kjo s’ka ndodhur dhe pak ditë më parë ai është liruar.

Burime për Report Tv bënë me dije se për këtë rast është paraqitur dhe një notë proteste nga policia e Kosovës dhe pritet që prokuroria e Lezhës të hedhë dritë mbi këtë rast, ku një i kërkuar lirohet nga burgu.

Palës Kosovare kish paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij dhe ky ekstradim ish miratuar, por kjo vetëm në letra pasi në realitet ndodhi e kundërta.

Të kontaktuar nga Report Tv administrate e burgjeve pranoi lirimin e tij pasi mbaroi burgimin, por sipas tyre në dosjen penale të Zhukajt nuk kishte asnjë dënim tjetër asnjë kërkesë ekstradimi apo shënim që pengonte lirimin e tij.

Ajo çka mbetet mister është fakti se përse nuk janë shënuar këto në dosjen personale të Shuaip Zukajt çka do të pamundësonte lirimin e tij dhe do të bënte që ai sot të ekstradohej në Kosovë aty ku është i dënuar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Një tjetër pistë që shton dyshimet mbi këtë lirim është dhe fakti se në faqen e Interpol siç dhe shihni Zukaj rezulton në kërkim për llogari të policisë kosovare dhe pse ndodhej në burgun e Lezhës nga ku u lirua.

Drejtoria e Burgjeve: S’ka patur vendim për ekstradim në Kosovë
Në lidhje me lajmin e publikuar me media për lirimin e shtetasit Shuaip (Shaban) Zukaj nga burgu i Shënkollit në Lezhë, ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Përmes një reagimi për mediat, Drejtoria e Burgjeve sqaron se “në dosjen e të dënuarit nuk ka ekzistuar një vendim me masë sigurie për ekstradim në Kosovë në përfundim të dënimit të parë”.

“Shtetasi Zukaj ishte ekstraduar nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare në vitin 2012, pasi më parë ai ishte dënuar në mungesë në vitin 1999 për veprat 76/2 dhe 278/4 të parashikuara nga Kodi Penal. Më pas, në vitin 2014 kur ka bërë kërkesë për rivendosje në afat, ai është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim me anë të vendimit nr. 155″,  thuhet në deklaratë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, shtetasi ka përfituar ulje dënimi me vendime gjykate dhe nga amnistia. “Lirimi i tij është bërë me plotësim kohe në nëntor 2015, pasi nuk ka patur një masë sigurimi tjetër ndaj tij, duke vepruar kështu plotësisht në përputhje me vendimin ekzistues të gjykatës”, thuhet më tej në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.  a.k

Next Post

INSTAT/ Popullsia e Shqipërisë në rënie, shkaku kryesor migracioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com