• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare!

by A. Q
26/08/2026 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete të vendeve anti-shqiptare.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku komentoi marrjen të pandehur të analistit Fatmir Sheholli në Kosovë, nën akuzat për spiunazh, për llogari të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Spahiu tha gjithashtu se shërbimet sekrete të huaja investojnë shuma të mëdha parash në politikanë të ndryshëm dhe në media në Shqipëri.

“Ka shumë informacione të klasifikuara që në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu edhe në shumë vende të tjera, shërbimet sekrete investojnë në politikanë të ndryshëm dhe media. Ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë çdo funksionar të financuar nga shërbimet sekrete. Kosova dhe Shqipëria duhet që luftën ndaj spiunazhit, ndaj financimeve të shërbimeve antishqiptare, të mos e bëjnë të gjithën nëpër media. Duhen organet e specializuara të orientojnë një sistem, të ngrihet një infrastrukturë që të gjithë këta elementë të jenë të padëmshëm”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu theksoi se në Kosovë nuk janë vetëm 2 gazetarë që spiunojnë për llogari të Serbisë.

Sipas juristit, dëmi më i madh për Shqipërinë dhe Kosovën vjen nga funksionarë publikë, politikanë apo deputetë, që punojnë për llogari të agjencive serbe apo greke të inteligjencës.

Për Spahiun, spiunat duhet të jenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Ai shtoi se duhet një legjislacion i veçantë në Shqipëri dhe Kosovë për të trajtuar çështje të tilla.

“Unë nuk mendoj që janë vetëm 2 gazetarë në Kosovë spiunë të Beogradit. Dëmi Kosovës apo Shqipërisë i vjen nga funksionarë publikë, nga politikanë, nga deputetë. Ne kemi publikuar dikur emra që politikanë të ndryshëm kanë ndryshuar kombësinë, që kanë deklaruar se nuk janë shqiptarë, por grekë, bullgarë e serbë. Ai kur e bën për një pension 320 euro, si të mos e bëjë për të marrë miliona euro. Sheholli dihet publikisht që është një spiun prej dekadash në Kosovë. Por nuk është rastësi që e nxjerrin para zgjedhjeve. Unë dyshoj shumë që Kosova të ketë vetëm problemin e 2 gazetarëve. Prandaj mendoj se jemi tamam në Kohë që Prokuroria, ministritë e drejtësisë, t’i paraprijnë me një legjislacion në të dy shtetet përkatëse. Duhet edhe një status i caktuar politik. Salianjin këta e kanë ndëshkuar politikisht që të mos jetë pjesë e eksponentëve politikë, për shkak të dënimit. Pra, duhen të jenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit”, përfundoi Spahiu.

Next Post
FOTO/ Spanja arreston “magjistarin” shqiptar Taulant Toma, mjeshtri i katër arratisjeve spektakolare nga burgjet evropiane! Detajet e operacionit

FOTO/ Spanja arreston “magjistarin” shqiptar Taulant Toma, mjeshtri i katër arratisjeve spektakolare nga burgjet evropiane! Detajet e operacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com