• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i ri i Infantinos, “The Times” zbulon se Presidenti i FIFA-s kishte një burim të dytë fitimesh të padeklaruar!

by A. Q
13/10/2026 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal i ri rrezikon të zhysë më thellë në telashe presidentin e FIFA, Gianni Infantino.

Një hetim i kryer nga e përditshmja britanike ‘The Times’ e akuzon kreun e qeverisë së futbollit botëror se ka përfituar miliona dollarë të padeklaruar nga FIFA përtej pagës bazë dhe bonuseve të parashikuara në kontratën e tij.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, motivi i këtyre pagesave që nuk janë bërë kurrë publike, ishte ai për të bërë një stil luksoze jetese në Miami.

INFANTINO DHE PAGA E DYTË E FSHEHUR

‘The Times’ kujton se që nga 2016, FIFA ka premtuar të publikojë çdo vit pagat e presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm. Por mesa duket Infantino ka pasur dy burime ‘të ndryshme’ të ardhurash; një ishte publik dhe burimi tjetër i padeklaruar. Burimi i parë i të ardhurave nga qeveria e futbollit botëror në Zvicës, është i deklaruar në bilancin financiar vjetor të institucionit, ndërsa pagesa e dytë vinte nga kompania organizatore të Botërorit në SHBA, pa u deklaruar kurrë.

Gjithnjë sipas ‘The Times’, në 2024, sipas raportit vjetor të FIFA, Infantino përfitoi 4 milionë e 274 mijë franga zvicerane, por një deklaratë të ardhurash të prezantuara nga Internal Revenue Service i SHBA, për atë vit, rezultoi se në emër të Infantinos u derdhën edhe 1.76 milionë dollarë të tjerë nga kompania e krijuar për organizimin e botërorit, ‘FëC2026 US Inc’, shifër që nuk u bë kurrë publike.

Një pjesë e kësaj pagesë mësohet se shkoi për të mbuluar shpenzimet e qirasë për një vilë në lungomaren e një prej zonave më ekskluzive te Miami Beach, në Sunset Islands, një kompleks rezidencial i rrethuar dhe i mbikëqyrur i përbëre nga 4 ishuj artificialë.

E kontaktuar nga ‘The Times’, FIFA nuk e konfirmoi këtë rrethanë, ashtu sikurse nuk dha asnjë shpjegim në lidhje me pagesat e padeklaruara të Infantinos. Në të njëjtën përgjigje, Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk sqaroi se përse shuma të tilla nuk ishin të deklaruara në raportin vjetor. Ndërsa burime, të kontaktuara nga ‘The Times’, bëjnë të ditur se Infantino, shifra të tilla të ngjashme i ka përfituar edhe për vitet 2025 e 2026.

Next Post
Nga 1 Janari kompetencat e komisionerëve publikë i merr kryeprokurori Altin Dumani, zyrat nën administrimin e SPAK

E pazakontë/ Ish-kreu i SPAK Altin Dumani kërkon që gjyqet të bëhen pa avokatë në sallën e GJKKO-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com