• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali i punësimeve fiktive nga LSI, si e mbylli dosjen prokurori që sot është pas hekurave për korrupsion

by A R
03/07/2021 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e skandalit të punësimeve fiktive në Aeroportin e Kukësit, ish drejtorët Agron Xhafa dhe Arben Carkanji punësuan 40 persona para zgjedhjeve 2017, nuk shkuan asnjë ditë në punë, por vetëm morën rrogat. Kështu shkruan Shqiptarja.com e cila sjell në vëmendje se Agron Xhafa u kandidua më pas nga Ilir Meta për deputet.

Por Prokuroren Rita Gjati që kreun hetimin dhe kërkoi ndëshkimin e tyre në gjykatë, Adriatik Llalla e transferoi në Tropojë.

Prokurori Edmond Karriqi sapo mori në dorë çështjen tërhoqi dosjen nga gjykata dhe kërkoi mbylljen një muaj më pas. Kërkesa u pranua nga gjyqtari Isuf Shehu.

Sot Karriqi në pranga për korrupsion, Isuf Shehu u shkarkua për vilën 3-katëshe, Llalla i dënuar. JavaNews sjell më poshtë shkrimin nga Shqiptarja.com

Nga Adriatik Doçi

Kryeprokurori i përkohshëm i Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua tre ditë më parë nga SPAK, pasi i mori 2 mijë euro një të pandehuri në këmbim të zbutjes së masës ndaj tij, ka mbyllur në bashkëpunim me gjyqtarin Isuf Shehu, një dosje abuzimi flagrant me paratë publike të ish-zyrtarëve në Lëvizjes Socialiste për Integrim me punësime fiktive/partiake në Aeroportin Kukësit. Në tetor të vitit 2017, Karriqi, sapo ka marrë në dorë dosjen, e ka tërhequr nga gjykata me pretendimin se do të thellonte hetimet, por një muaj më pas i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes me argumentin se nuk ka gjetur ‘prova’.

Kjo është vetëm njëra anë e skandalit. Prokurorja Rita Gjati, e cila kishte kryer hetimin, kishte faktuar abuzimin masiv me ekspertizë dhe që çoi në gjykatë dosjen e ish-drejtorit të Aeroportin e Kukësit, Agron Xhafa, më pas kandidat për deputet i LSI-së, u ndëshkua nga Adriatik Llalla, në atë kohë kryeprokuror, duke u transferuar në Tropojë.

Rita Gjati u ndëshkua pasi refuzoi presionin për mbylljen e dosjes së abuzimit nga njerëzit e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Vetëm disa muaj më pas, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli non grata Adriatik Llallën për mbrojtjen e korrupsionit të politikanëve të nivelit të lartë, duke i dhënë një mesazh të fortë Ilir Metës dhe Sali Berishës, dyshja që emëroi Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2012, pasi i kishin besuar më parë drejtimin e institucionit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive.

Në 20 maj 2021, Gjykata Speciale, me kërkesë të SPAK, dënoi Llallën me dy vite burg, pikërisht për mosdeklarim pasurie. Gjyqtari Isuf Shehu u shkarkuar për pasuri të paligjshme. Ilir Meta u shkarkuar nga Kuvendi si President, ndërsa ka nisur të izolohet nga politika amerikane. Por, si për ironi, prokuroja Rita Gjati, e vetmja që kërkoi drejtësi për aferën e punësimeve fiktive në Aeroportin e Kukësi, u penalizua në shkallën e parë të Vetingut, duke u numëruar si ‘mëkat’ edhe kërkesën e saj për gjykimin e kësaj dosje.

Punësimi fiktiv 

Në korrik të vitit 2017, prokurorja Rita Gjati nisi hetimet për punësime fiktive në Aeroportin e Kukësit. Nga hetimet rezultoi se në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017, që përkonte edhe me periudhën para zgjedhore, në Aeroportin e Kukësit ishin punësuar rreth 40 persona. Vetëm tre vite më parë, në 2013, 9 persona u larguan nga puna në Aeroportin e Kukësit për mungesë fondesh. Aeroporti u ndërtua me 24 milionë USD dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas Luftës së Kosovës, por vetëm gjatë këtij vitit pritet të nisin fluturimet. Aeroporti, para punësimeve fiktive, kishte vetëm 11 punonjës, të cilët paguheshin nga buxheti i shtetit. 40 punonjësit e rinj ishin shtuar, sipas dosjes hetimore, pa qenë e nevojshme, pa asnjë lloji studimi dhe për më tepër pa e ditur as se çfarë pune do të kryenin. Të punësuarit nuk u paraqitën asnjë ditë në punë, por e morën pagën rregullisht. Sipas ekspertizës së kryer me urdhër të prokurores Gjati, pjesë e dosjes së siguruar nga Raport Tv, dëmi në buxhetin e shtetit ishte rreth 500 mijë USD.

Pas aferës qëndron LSI, gjykata pranon arrestimin e drejtorit  

Pas hetimeve, në 25 korrik të vitit 2017, prokurorja Rita Gjati kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës për arrestimin e 2 ish-drejtuesve të aeroportit, konkretisht të Agron Xhafajt dhe ish- Arben Carkanji. Gjithashtu, gjykata pranoi masën e arrestit të shtëpisë për financierin e këtij aeroporti, Fahrudin Noka. Drejtori i fundit, Agron Xhafa, njësi nga protagonistët e aferës së punësimeve fiktive, konsiderohet si një njeri i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Madje, Ilir Meta përfshiu Agron Xhafën në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017, pikërisht pas realizimit të punësimeve fiktive. Agron Xhafajt dhe Arben Carkanji nuk u gjetën dot nga policia për t’u arrestuar. Më pas, gjykata zbuti masën ndaj tyre nga arrestim në detyrim paraqitje. Ky do të ishte vetëm fillimi i vendimmarrjeve deri në mbylljen përfundimtare të dosjes.

Llalla hakmerret ndaj Rita Gjatit 

Burime të sigurta për Report Tv konfirmojnë se prokurorja Rita Gjati ka pasur një presion të fortë për të mbyllur këtë dosje abuzimi. Presioni është përshkallëzuar për shkak se nën akuzë ishin njerëz të lidhur me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe krerët e saj, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kur Rita Gjati, bazuar në ekspertizën që konfirmonte abuzimin, kërkoi arrestimin e dy ish drejtorëve të Aeroportit të Kukësit dhe më pas çoi dosjen në gjykatë, në lojë ka hyrë Adriatik Llalla. Në 8 tetor 2017, Adriatik Llalla, në atë kohë kryeprokuror ka firmosur transferimin e Rita Gjatit nga Prokuroria e Kukësit në Tropojë, me pretendimin për të rritur performancën pas disa problematikave të konstatuara. Por, siç duket, i vetmi hall i Llallës ishte për t’i hequr nga duart Rita Gjatit dosjen e abuzimeve të LSI në Aeroportin e Kukësit dhe për ta kaluar në duart një prokurori tjetër, për ta mbyllur më pas. Dhe ashtu ndodhi.

Në skenë del Edmond Karriqi, merr dosjen në dorë dhe e tërheq 

Pasi Llalla ndëshkoi Rita Gjatin duke e transferuar në Tropojë nga drejtuese e Prokurorisë së Kukësit, dosjen e punësimeve fiktive në Aeroportin e Kukësit e mori në dorë prokurori Edmond Karriqi, i cili u arrestua tre ditë më parë nga SPAK për korrupsion. Një javë më pas, në 16 tetor 2020, pas vetëm dy seancash gjyqësore, prokurori i ri i çështjes Edmond Karriqi tërhoqi dosjen nga gjykata e Kukësit. Prokurori Karriqi tha se tërhoqi dosjen për të thelluar hetimet, të cilat mund të zbulonin edhe persona të tjerë në këtë skandal, duke përfshirë ndoshta edhe zyrtarë të Drejtorisë së Aviacionit Civil dhe pse jo edhe të Ministrisë së Transporteve, që drejtohej gjatë realizimit të punësimeve nga Sokol Dervishaj, përfaqësues i LSI-së.

Edmond Karriqi mbyll dosjen

Në nëntor të vitit 2017, disa javë pasi kishte tërhequr dosjen nga gjykata me pretendimin se do të thellonte hetimet për të kapur edhe ‘peshqit e mëdhenj’, prokurori Edmond Karriqi kërkoi në Gjykatën e Kukësit mbylljen pa asnjë të akuzuar të dosjes së punësimeve fiktive në Aeroportin e Kukësit, me argumentin se nuk u ‘gjetën prova’ për abuzimin. Edhe pse punësimet fiktive ishin vërtetuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, me ekspertizë, vendime punësimi, dëm ekonomik, kalim parash në llogari, listëpagesa etj., prokurori Karriqi nuk kishte konstatuar asnjë provë.

Gjyqtari Isuf Shehu pranon kërkesën

Me këtë vendim të datës 12 dhjetor 2017, gjyqtari i Kukësit, Isuf Shehu pranoi kërkesën e prokurorit Karriqi për pushimin e procedimit penale nr. 203 për punësimet fiktive në Aeroportin e Kukësit nga njerëzit e LSI-së. Në vendimin e çuditshëm të gjyqtarit thuhet se ‘fakti nuk parashikohet në ligj’ dhe se kjo çështje zgjidhet në rrugë administrative.

“Nga tërësia e akteve që ndodhen në fashikullin e hetimit, arrijmë në konfuzionin se veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve nuk përbejnë vepër penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, për faktin se numri i punonjësve është përcaktuar nga ministria e linjës (me propozim të Bordit të Aeroportit Civil). Në lidhje me qënien ose jo në punë pranë aeroportit të Kukësit, kjo është një marrëdhënie juridike që zgjidhet në rrugë administrative, nëpërmjet dispozitave të Kodit të Punës në RSH”, ka arsyetuar Isuf Shehu.  Kështu dosja e rreth 500 mijë USD abuzime u mbyll si një çështje administrative.

Isuf Shehu shkarkohet nga Vetingu, nuk justifikon vilën 3-katëshe 

Në 14 nëntor 2019, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin Isuf Shehun. Ndër të tjera, në vendimin e shkarkimit thuhet se gjyqtari nuk justifikonte rreth 50 mijë USD për ndërtimin e një vile me tre kate në Kukës. Gjithashtu, KPK-ja konstatoi pamundësi financiare nga gjyqtari për të blerë edhe dy makina. Nga ana tjetër, prokurori Edmond Karriqi është në proces verifikimi që në fund të vitit 2019 nga Komisioni i Vetingut. Por, Karriqit u vuri pranga policia në mes të Kavajës, me kërkesë të SPAK, për korrupsion.(Shqiptarja.com)

Next Post
Turistët mbeten në mes të detit, pasi gomones i prishen dy motorët/ Shpëtohen nga roja bregdetare pas sinjalit SOS

Turistët mbeten në mes të detit, pasi gomones i prishen dy motorët/ Shpëtohen nga roja bregdetare pas sinjalit SOS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In