• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i përgjimeve/ Mitsotakis refuzon dorëheqjen pas debatit të ashpër në Parlamentin e Athinës: Është periudhë krize

by Java News
27/08/2022 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i përgjimeve vazhdon ta ndjekë nga pas kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Gjatë një debati të ashpër në Parlamentin e Athinës, kreu i qeverisë konservatore përsëriti se përgjimi i telefonit të kryetarit të një partie opozitare ishte një veprim në përputhje me ligjet, por “politikisht i papranueshëm”. Pre e përgjimeve ra eurodeputeti dhe opozitari Nikos Andrulakis si dhe gazetari i financave Thanasis Kukakis.

Mitsotakis tha se përgjimet kishin të bënin me çështje të sigurisë kombëtare, pa dhënë sqarime të mëtejshme. “Le t’u vëmë vizën gabimeve të djeshme,” kërkoi kryeministri konservator. Ai tha se vetë nuk kishte qenë në dijeni të përgjimeve.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, e kritikoi ashpër Mitsotakisin.

“Kreu i qeverisë ka detyrim ligjor, politik dhe jo më pak moral të zbardhë të kaluarën. Dorëhiquni. Ju nuk jeni të interesuar për demokracinë për shkak të arrogancës suaj,” tha Tsipras.

Mitsotakis refuzoi duke argumentuar me “përgjegjësinë për të udhëhequr vendin nëpër këtë dimër të vështirë” me një valë të re imigrantësh. Kohët e fundit është rritur numri i tentativave për kalimin e kufirit në kufirin greko-turk.

Skandali i përgjimeve u bë publik në fund të korrikut. Në atë kohë, Andrulakis, kreu i partisë opozitare socialiste Pasok, paraqiti një padi në Gjykatën e Lartë për tentativë spiunimi në telefonin e tij celular, pasi gjeti të instaluar softuerin ilegal Predator. Në vazhdën e zbulimeve, shefi i inteligjencës dhe një këshilltar i afërt i kryeministrit dhanë dorëheqjen.

g.kosovari

Next Post
“Qëndruam bashkë në hotel”/ “Zhdukja” e Martinajt, zbardhet dëshmia e shoqërueses: U takuam për herë të fundit më…

"Qëndruam bashkë në hotel"/ “Zhdukja” e Martinajt, zbardhet dëshmia e shoqërueses: U takuam për herë të fundit më…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
“Epsteini” ynë

“Flamingot” si fëmijë politikisht të padëshiruar të Berishës

July 2, 2026
Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

July 2, 2026
Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

July 2, 2026
Spiuni i Iranit

Spiuni i Iranit

July 2, 2026
Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

July 2, 2026
Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

Gjykata e Hagës jep vendimin për Thaçin më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

July 2, 2026
Përfshihet nga zjarri makina në aksin Kuç-Qeparo, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga zjarri makina në aksin Kuç-Qeparo, nuk raportohet për të lënduar

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In