• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKANDALI i një vendimi: Lista e PD, tani 3 milionë shqiptarë kandidatë në zgjedhje

by Java News
24/03/2021 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të pranuar listën e fryrë të PD-së, jo vetëm rrezikon të fusë në kaos procesin zgjedhor, por i hap rrugë një problematike në të ardhmen ku potencialisht partitë mund të rregjistrojnë me qindra kandidatë në zgjedhjet e ardhshme, madje shifra mund të shkojë edhe çdo shqiptar një kandidat.

Kodi Zgjedhor vendos dyshemenë sa u përket listave të zgjedhësve, ku nuk duhet të ketë më pak kandidatë se sa numri i mandateve për qark, plus 2 emra shtesë. Por kjo bëhet për të respektuar një tjetër kërkesë të ligjit, atë të përfaqësimit gjinor në listat e kandidatëve, ku shtesa prej maksimumi dy emrash në listë e bën atë të përpjestueshëm për të garantuar barazinë ligjore. Kufizimin e listave e ka bërë po ligji kur ka përcaktuar numrin e mandateve.

Argumenti që Kodi nuk ka tavan që ndalon kandidatët në lista dhe se listat e hapura e garantojnë këtë, janë vetëm arsyetime për të çuar në ngërç procesin, fletën e votimit dhe konfonduar votuesin. Me këtë argument kandidatët në zgjedhje mund të jenë disa qindra për parti dhe në total mund të arrijnë teorikisht edhe 3 milionë vetë, aq sa shqiptarë numërohen në vend dhe nëpër botë që plotësojnë kushtet për të kandiduar në zgjedhje.

Lista e PD me 222 kandidatë u bë objekt humori të zi këto javë, duke nisur edhe nga stigmatizimi që Lulzim Bashës i bëjnë dhe i kanë bërë dikur kundërshtarët, ish-kundërshtarët, tani aleatë dhe spotet televizive të emisioneve të humorit për premtimin që i ka bërë kujtdo në të shkuarën se do ta fusë në listën e deputetëve. Lulzim Basha veç kësaj, mund të ketë edhe arsyet e tij politike, sepse duke plotësuar çdo kërkesë për të pasur në lista sa më shumë njerëz, bën sa më pak të pakënaqur brenda partisë së tij dhe shpreson se gjithësesici do të sjellë sadopak vota për të shtuar në thesin e PD dhe rritur shanset për mandate qark për qark.

Por kjo nuk mund të kthehet në një normë sot dhe nesër që fleta e votimit të kthehet në libër, sepse Kujtim Gjuzi, përshembull, me këtë precedent, mund të vendosë të fusë në listën e kandidatëve në Tiranë të gjithë familjen, shoqërinë dhe ta bëjë atë me 72 kandidatë për 36 mandate. Monika Kryemadhi nga ana tjetër të vendosë të gjithë listën e antarësisë së LSI-së së Tiranës dhe gjysmën e intelektualëve, që të sigurojë votat e tyre dhe të familjarëve të tyre. Edi Rama ta mbushë listën jo vetëm me anëtarët e PS-së, por edhe me gjithë listën e administratës qëndrore dhe atë të Bashkive.

Nëse 11 parti dhe koalicione dërgojnë në KQZ listën me kandidatë për qark aq sa mandate prodhon ai qark, duke shtuar vetëm dy të tjerë, për hir të respektimit të herësit zgjedhor për respektimin e kuotave gjinore dhe PD me koalicionin e saj dërgon një listë me dhjetëra kandidatë më tepër, kjo tregon se në këtë rast ka një problem politik dhe logjik në kuptimin e ligjit.

Nëse Sali Berisha shpiku vite më parë shprehjen për leximin e ligjit jo vetëm në nen, në gërme, por edhe në frymë, KAS, me vendimin e tij, në rastin më të mirë, tregoi se përton ta lexojë në të treja këto komponentë, për të dalë me një qëndrim korrekt, por ka vendosur të lexojë vetëm gërmën, duke anashkaluar nenin dhe frymën. Në rastin më të keq, nëse anëtarët e KAS kanë vendosur duke respektuar më shumë argumentin politik dhe jo ligjin, atëherë zgjedhjet nuk janë më të barabarta që tani.

Frika se me rrëzimin e ankesës së PD në kurriz të 11 partive dhe koalicioneve të tjera, nëse nuk është shkelje e ligjit është anësi politike bazuar mbi shtigje ekstraligjore për të mos i dhënë argument një partie që të kontestojë nesër rezultatin nëse humbet zgjedhjet, apo që të mos tërhiqet prej tyre. Cilidoqoftë ai është cenim i garës. Shqipëria nuk ka nevojë që të aplikojë fermën e Oruellit edhe në zgjedhje, kur vetë partitë, përfshirë edhe PD, përditë na thonë se po luftojnë që të gjithë nesër do të trajtohen njësoj, dhe nuk do të ketë kafshë më të barabarta se të tjerat.(SI)

Next Post
Kishte bandë kokaine në Milano/ Prokuroria i sekuestron pasuri me vlerë disa milionë euro familjarëve të Devi Kasmit

Kishte bandë kokaine në Milano/ Prokuroria i sekuestron pasuri me vlerë disa milionë euro familjarëve të Devi Kasmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

September 6, 2026
“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës

September 6, 2026
Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com