FIFA ka pezulluar Presidentin Sepp Blatter, Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin – njëkohësisht edhe President të UEFA-s, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.
Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror.
Blatter, Valcke dhe Platini janë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre, të ndërmarra si nga Prokuroria zvicerane, ashtu edhe nga ajo amerikane.