Mes tyre është arrestuar dhe më pas Florjan Muça, ish-administrator i kompanisë së inceneratorëve dhe deri në momentin e arrestimit drejtor në kompaninë Albpetrol. Florjan Muçaj gjithashtu ka qenë Administrator i Përgjithshëm i Bashkisë Fier dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të të njëjtit qytet.
Ai u dënua nga gjykata me masën arrest me burg, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Por teksa ka drejtuar kompaninë Albpetrol dhe ka pasur një post të rëndësishëm në Bashkinë e Fierit, Balkanëeb, mëson se e shkuara e tij, jashtë Shqipërisë ka qenë e errët.
Balkanweb disponon gazetën e universitetit të Jacksonville State “The Chantecleer” në Alabama, e cila në 5 prill 2001 teksa raportonte njoftimet e policisë për kronikën e zezë përmend edhe emrin e ish drejtorit të Albpetrol.
Në faqen e dytë të kësaj gazete thuhet se në 20 mars 2001 Florjan Muçaj, në atë kohë 20 vjeç, nga Fieri është arrestuar nga policia e Jacksonville me akuzën e ushtrimit të dhunës.
Florjan Muçaj u pyet edhe në komisionin hetimor parlamentar të drejtuar nga Jorida Tabaku, për çështjen e inceneratorëve, por tha se nuk kishte për të dhënë asnjë përgjigje për komisionin për shkak se kishte dëshmuar më parë në SPAK.
Pak ditë më pas, policia ekzekutoi një vendim gjykate për ta arrestuar atë dhe më pas për ta dënuar me arrest me burg. BW