• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skandali me “Gulf”/ Mbyllet kompania që mashtroi shqiptarët me tollonat

by Java News
20/04/2018 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka asnjë gjurmë të drejtuesve të kompanisë “Gulf”, e cila papritur ka mbyllur aktivitetin në të gjitha pikat e karburantit.

Administratori i kompanisë ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh. Top Channel disponon dokumentin zyrtar të dorëheqjes dhe që është depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Arsyet e largimit të administratorit Irakli Svanidze, një shtetas gjeorgjian, thuhet se janë personale, ndërkohë që drejtimin e kompanisë nuk e ka marrë askush tjetër.

Vete “Gulf” ka si pronarë një kompani “offshore” në parajsat fiskale, kurse aksionerët janë krejt të panjohur. Në tatime dhe në gjykata nuk është njoftuar asnjë procedurë falimenti apo kërkese për mbyllje aktiviteti, por në të gjithë vendin pika e karburantit “Gulf” janë mbyllur.

Përmes një skeme gati piramidale shitjeje tollonash nafte dhe benzine me çmime deri 30 përqind më të ulëta se tregu, muajin e fundit kompania “Gulf” tërhoqi mjaft klientë të cilët parapaguan karburantin, por tani ato nuk po dinë ku të drejtohen. Madje natën që shkoi në një prej pikave të karburantit qytetarët e tërhoqën naftën me pompa.

Disa biznese kanë parapaguar deri në 3000 litra karburant dhe kanë mbetur në duar copa letre që nuk përdoren. Gjithsesi, jashtë kamerave, ato thonë se po presin se ndoshta mund të kemi ndërrim të pronësisë të “Gulf”.

As në Prokurori nuk është regjistruar ndonjë kallëzim penal.“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”, 6 muaj më vonë në shkurt të 2014 shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Grup”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Nuk ka të dhëna të plota financiare për aktivitetin e “Gulf”. Deri para dy ditësh, ishin regjistruar 41 pika karburanti, ndërkohë xhiro vjetore e kompanisë është reduktuar nga viti në vit.

Në vitin 2015, ajo regjistroi një xhiro 3.2 miliardë lekë kurse në 2016 pati një rënie me 38% duke zbritur në 2 miliardë lekë.

Shitjet me pakicë, nga ana tjetër, ranë me 34 përqind. Furnizuesi kryesor me shumicë e “Gulf” ka qenë kompania tjetër “offshore” “IRTC”, e cila kishte në përdorim rafinerinë e “Armos” deri në fund të vitit që shkoi, kur mbylli dhe aktivitetin duke lënë pas një mal me borxhe. Fati i “Gulf” është i paqartë, por kësaj radhe përveç borxheve të zakonshme ndaj tatimeve dhe biznese, kompania përmes skemës mashtruese bëri viktima dhe qytetarë të thjeshtë që nuk kanë ku t’i përdorin tollonat e karburantit. Top Channel

Next Post
VIDEO/ I riu sulmon befasisht policin, e rrëzon nga motori

VIDEO/ I riu sulmon befasisht policin, e rrëzon nga motori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In