• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i Gjykatës së Vlorës, liroi trafikantin që u arrestua me 5 ton hashash

by Java News
11/10/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, Skënder Haluci ngriti shqetësimin se në gjykatë përfundojnë vetëm peshqit e vegjël. Por lirimi i një të arrestuari për mbi 5 tonë hashash vërtetoi të kundërtën, duke e vënë atë dhe gjykatën që ai drejton në një pozicion të rënduar para opinionit publik. Pas vendimit të gjyqtarit Arqile Basho, që çoi në shtëpi me garanci pasurore Rakip Arapajt, Haluci pranon se Gjykata e Vlorës e ka humbur betejën me trafikantët e drogës.

“Jam në dijeni se ditën e premte është zëvendësuar masa e sigurisë për një të dyshuar që ishte për drogë dhe disa armë luftarake”, ka deklaruar Haluci në një prononcim për mediat.

Cili është komenti juaj pas këtij vendimi?

“Komenti im është se rrjeta e gjykatës u ça nga peshkaqenët e trafikimit të lëndëve narkotike, që do të thotë se një i paraburgosur për drogë sot është jashtë”, ka thënë Haluci.

Kush janë peshkaqenët?

“Peshkaqenët janë ata që organizojnë trafikun e drogës”, ka thënë kryetari i Gjykatës së Vlorës.

Por ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur ende inspektimet në Gjykatën e Vlorës, Haluci shprehet në pritje të kontrolleve për këtë vendim. “Jam i gatshëm që kur të nisin inspektimet t’u dorëzoj vendimin”, ka thënë Haluci.

Nga ana tjetër, prokuroria pohon se do ta kundërshtojë në Apel lirimin e Arapajt, i arrestuar në fshatin Drithas, Llakatund, si i dyshuar për prodhim të mbi 5 tonëve hashash dhe 2.5 litrave vaj hashashi.

Por ndërsa dy gjykata e lanë në “arrest me burg” të dyshuarin, Gjykata e Vlorës e rivlerësoi masën, duke e lënë atë në gjendje të lirë, me një garanci shtrënguese prej 1 milion lekësh. Ose 208 herë më pak sesa vlera monetare e 5 tonëve hashash në tregun ilegal të trafikut të drogës. TCH

Next Post
Grabitje me armë në Vlorë, maskat pritë dy biznesmenëve, ja shuma që moren

Sot vodha Liri Gjiknurin, nesër do vjedh Aneta Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In