• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali CEZ/ Verifikimet ndaj Shkëlzen Berishës, prokuroria heton Kuvendin

by A R
13/07/2017 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adnan Xholi, një prokuror i njohur për lidhjet e ngushta me familjen Berisha dhe i përfshirë në disa çështje korruptive në të shkuarën ka bërë sot një akt të paprecedent, duke vendosur nën hetim Kuvendin e Shqipërisë për marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Berisha.

Me nismën e tij e këtij prokurori, të emëruar në momentin e largimit të qeverisë Berisha në 2013-n, Prokuroria e Përgjithshme tashmë po heton një komision hetimor parlamentar, të ngritur në përputhje me Kushtetutën, me synimin e zbardhjes së një prej aferave më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, ajo e CEZ, aferë që i ka shkaktuar një dëm prej mbi 400 milionë eurosh taksapaguesve.

Më parë gjatë vitit, Shkëlzen Berisha u thirr disa herë për të dëshmuar nga Komisioni Hetimor, pas zbulimit të lidhjeve të tij të afërta me drejtuesve të lartë të CEZ dhe disa udhëtimeve të pashpjeguara në selinë e CEZ në Pragë, takime që paraprinë arritjen e një marrëveshje për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes në vitin 2009.

Ndonëse Shkëlzeni refuzoi në mënyrë të përsëritur të dëshmonte, tashmë, përmes një shkrese të protokolluar në datën 11 korrik 2017, Prokuroria e Përgjithshme, pa dashur të njihet me asnjë provë tjetër të zbuluar gjatë hetimeve, i kërkon llogari Kuvendit se përse kanë thirrur djalin e ish-Kryeministrit në këtë Komision. (SHIH SHKRESEN BASHKANGJITUR)

Në brendësi të shkresës, prokurori Xholi kërkon prej Kuvendit, përveç planit paraprak të hetimit të Komisionit Hetimor dhe procesverbaleve të mbajtura, edhe “të na bëhet me dijë arsyeja e thirrjes si dëshmitar e shtetasit Shkëlzen Berisha në këtë komision dhe të na vihet në dispozicion vendimi i ndërmjetëm i komisionit për thirrjen e tij”.

E vetmja gjë shtesë për të cilën interesohet prokurori është të mësojë se çfarë është zbuluar për financat e Zenit (me shumë gjasë, për të fshirë këto rekorde nga vëmendja e publikut).

Ky skandal i ri, në të cilën është përfshirë Prokuroria e Përgjithshme, është një provë më shumë, për nevojën e zbatimit sa më të shpejtë të procesit të vetingut në Shqipëri.

Vetë Xholi rrezikon të jetë një prej të parëve, të cilët pritet të ngecin në sitën që do të kalojë të gjithë prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri.

Në deklarimet periodike të pasurisë, Xholi është një prej prokurorëve që ka mospërputhjen më të madhe të pasurisë së vendosur, me të ardhurat që ka marrë nga detyra dhe nga mësimdhënia në një universitet privat. LEXO më shumë për të ardhurat e Xholit në – http://telegrafi.com/keta-jane-prokuroret-me-te-pasur-dhe-me-te-varfer-ne-shqiperi/

Gjithashtu, mënyra se si ai u emërua në detyrën e prokurorit, tregon shumë për lidhjet e afërta që ka ky prokuror me qeverinë e mëparshme. Ai ishte pjesë e një vale prej më shumë se 50 gjykatësish dhe prokurorësh të emëruar në 2-3 muajt e fundit të qeverisë Berisha, në vitin 2013. Lexo.al ka siguruar edhe dekretin presidencial me të cilin Xholi u emërua prokuror në 28 maj 2013 – http://president.al/?p=9411

Në vitin 2016, Xholi kreu një tjetër shërbim për familjen Berisha, duke nisur, sërish me nismën e tij vetjake, një “kryqëzatë” ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Xholi kërkoi atëherë shkarkimin e Tahirit, pasi sipas tij ai kishte shpërdoruar detyrën, pasi ministri përmendi emrin e një kolegu të Xholit, që injoronte dosjet që i vinin nga Policia e Shtetit. Sipas Xholit, një veprim i tillë është intimidim i drejtësisë./Lexo.al

Next Post
Basha: Maxhoranca është fiktive, qeveria e trajton si plaçkë Shqipërinë

Krahasimi i Bashës mes zgjedhjeve të 2017-ës dhe 1991-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In