• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali CEZ/ Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori

by Java News
25/01/2018 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë për Report TV, fletë-thirrjen e Prokurorisë dhe pohojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”.

Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke “CEZ”.

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga Komisioni Hetimor parlamentar për skandalin “CEZ”, por në të trija prezencat përpara këtij komisioni ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin.

Lidhja e Shkëlzen Berishës në privatizimin e OSSH

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara në një dëshmi përpara komisionit hetimor për CEZ rreth një vit më parë, akuzoi Shkëlzen Berishën se ka qenë njeriu që ka negociuar marrëveshjen me çekët bashkë me sekserin Nuel Kalaj. Edhe sipas provave të mbledhura nga komisioni hetimor, rezultonte se Shkëlzen Berisha kishte zhvilluar negociata me drejtuesit çek të kompanisë.

Po sipas fakteve të komisionit, Nuel Kalaj, bashkëpunëtori i Shkëlzen Berishës, ka kryer transaksione bankare në vlerën e 7 milionë euro vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës dhe pasi ishte realizuar privatizimi i OSSH-së.

Një nga provat e administruara nga Komisioni Hetimor, ka qenë edhe emailet e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dërguar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, duke e informuar rreth takimit të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij.

Së dyti, nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Shkëlzeni dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës.

Po sipas provave të siguruara nga komisioni, një tjetër element dyshues ishte se llogaria bankare e Shkëlzenit ishte shtuar me 300 mijë euro vitin që Nuel Kalaj tërhoqi nga banka 7 milionë euro.

Dëshmitari Romeo Kara ka folur publikisht për lidhje të Shkëlzenit me Nuel Kalajn.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Nuel Kalajn, ndërsa vetë ky i fundit, i cili nuk u paraqit asnjëherë në komision për të dëshmuar, pavarësisht thirrjeve dhe urdhrit për t’u shoqëruar nga policia, ka thënë se i vetmi rol i tij ka qenë ai patriotik, për të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri.

a.ç

Next Post
Droga në Greqi, Berisha: Kush janë tre emrat që fshihen pas Edi Ramës

Berisha kthehet "në origjinë": Ku do të futeni ditën e protestës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In