• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skandali CEZ/ Paguhet kësti i fundit për çekët, OSHEE i përket zyrtarisht shtetit

by Java News
08/08/2018 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kësti i fundit kompanisë çeke, CEZ Group, duke likuiduar në total shumën prej 95 milionë eurosh, për të cilën ishte rënë dakord mes dy palëve.

CEZ group bleu 76% të aksioneve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2008 për 103 milionë euro, por, pasi nuk plotësoi objektivat dhe humbjet e energjisë iu afruan nivelit prej 50%, Enti Rregullator i Energjisë në fillim të vitit 2013 mori vendimin për heqjen e licencës së kompanisë çeke CEZ.

Pas shumë negociatash, në qershor të vitit 2014, qeveria e Shqipërisë dhe ajo Çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, lindur në janar 2013. Kjo marrëveshje kishte tre pika: Së pari, transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar, 76% që zotëroheshin nga CEZ, duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë. Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh, të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare. Së treti, shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që mori aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti, merrte përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë eurosh. Kjo vlerë ra dakord të paguhej me këste deri në vitin 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë eurosh mbi principalin e rënë dakord. Ky principal përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.

Përmirësimi i aktivitetit të kompanisë

Pas marrjes së kontrollit nga qeveria, performanca e operatorit të shpërndarjes së energjisë u përmirësua ndjeshëm. Të dhënat e fundit të publikuara nga OSHEE bënë të ditur se treguesi kryesor, niveli i humbjeve në rrjet, periudha janar-qershor 2018, ka shënuar nivelin e 25.4 nga 28.6% që ishte në 2017, për të njëjtën periudhë, ndërkohë para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3%.

Në muajin qershor 2018, OSHEE arriti të zbrisë nivelin e humbjeve në nivelin 20.8%, tregues ky optimist për realizimin e objektivave të vendosura nga qeveria dhe partnerët e huaj.

Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregtar, deklaron se, humbjet e energjisë janë ulur në raport me 6-Mujorin e parë 2017 me 3.2%. “Investimet përgjatë 2016-2018), administrimi i kompanisë si dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE kanë rezultuar të suksesshme duke ulur nivelin e humbjeve dhe rritur të ardhurat. Pa harruar punën e vazhdueshme me kontrollet në terren, për matjen dhe reduktimin e vjedhjes së energjisë, projektet dhe planet e ndryshme të veprimit, të cilat kanë dhënë kontribut pozitiv në reduktimin e nivelit të humbjeve teknike dhe jo-teknike”, analizon Sevrani.

Në lidhje me arkëtimet, totali si 6-mujor i parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më tepër se ne 2017, pra me rritje 4.7%.

Normës së Arkëtimit ndaj faturës pararendëse, e cila në 6-mujorin 2018 arriti 101.2% (për disa vite ka qenë rreth 70%), me rritje në masën 2.8% në raport me 6-mujorin 2017./monitor/

a.ç

Next Post
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

August 8, 2026
Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

August 8, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com