• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali CEZ-DIA/ ‘Ti prodho letra fiktive, me të tjerat merrem unë’, zbardhet skema e mashtrimit të Ismailajt

by Java News
28/09/2017 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e kryeqytetit kërkon 15 vite burg për ish-administratorin e kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn, ndërsa i janë konfiskuar rreth 4.5 milionë euro të cilat kalojnë në favor të shtetit.

Shumat e konfiskuara, të gjetura në disa llogari bankare, janë 3,215,176 dollarë, 938.868 dollarë, 452 160 euro, 1028 euro si dhe 12 360 000 lekë.

Ai akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore kur është dhënë pretenca nga organi i akuzës, ndërsa përfaqësohej nga avokati.

DIA kishte nënshkruar dy kontrata me kompaninë çeke CEZ për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve nga debitoret ndërsa pas përplasjeve përfundoi në gjyq, pasi prokuroria e akuzoi për mashtrim.

Pas pretencës pritet vendimi i gjykatës për dënimin e ish-administratorit te kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn.

Kërkesa e Prokurorise së Tiranë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga nenei 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr.36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj per veprën penale të “ pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;

3. Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;

4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro te sekuestruara prane bankes Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, prane Bankes Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit.

Si vepronte skema e mashtrimit
Nga provat e administruara gjatë gjykimit të këtij proçedimi penal rezultoj plotësisht e provuar, se i pandehuri Kastriot Ismailaj, nёpërmjet gënjeshtrës dhe paraqitjes së dokumentave fiktive, në bashkëpunim me të bashkë të pandehurit e tjerë ka krijuar një mekanizën të tërë fiktiv, nëpërmjet të cilit ka bërë të mundur vjedhjen e shumës 649, 803, 520 lekë, nga shoqëria “Çez Shpërndarja”, në vitet 2010-2011.

Një pjesë të parave të  vjedhura me anё tё mashtrimit nga shoqëria “Çez Shpërndarja”, i kanë kaluar subjekteve të tjera me fatura fiktive për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer,janë përdorur apo   investuar(si psh vendosja nё depozitё) nga i pandehuri Kastriot Ismailaj. Gjithashtu i pandehuri Kastriot Ismailaj ka kryer  transaksionet financiare nё shoqёrinё “Adriatic Development Corporation ltd” sh.pk, me qëllim për të fshehur dhe mbuluar  natyrën e paligjshme të parave pёr tё cilat arrihet nё konkluzionin që vijnë nga veprimtari tё paligjshme kriminale. Ai duke i copëzuar shumën e transferuar në këtë shoqëri (kryerjes së transfertave në shuma të vogla) ka kryer transferimin e këtyre parave me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së tyre të paligjshme.

Ismailaj, Matajt: Ti bëj letre, të tjerat mendoj unë
I pyetur rreth fakteve objekt hetimi shtetasi Elvis Mataj me detyrё drejtor ekzekutiv pranё DIA ka deklaruar në gjykatë se: “…DIA ka arritur numrin maksimal tё stafit prej 115 personash nё muajin dhjetor tё vitit 2010. Nga tё cilët mbi 20 veta ishin pjesё e administratës nё qёndёr dhe pjesa tjetër drejtues dhe punonjës terreni, por ata nuk morën as makina as karburant, as mjete pune. Nё dy muajёt e parё disa nga punonjёsit punuan me automjetet karburantin dhe mjetet dhe paisjet e tyre, me idenё e kompesimit tё mёvonshёm, por kjo nuk ndodhi asnjёherё.

Numri simbolik i punonjёsve, mungesa totale e logjistikёs, mungesa e urdhёrave dhe udhёzimeve e metodologjisё sё punёs nga drejtoria qёndrore e Dia-se, nuk justifikonin nё asnjё mёnyrё dhe anjё rrethanё realizimin e detyrimit qё ishtё marrё pёrsipёr tё kryhej nga DIA…”. Nё vazhdim tё deklarimit tё tij ky shtetas ka shpjeguar se: “…Kastriot Ismailaj donte vetёm tё prodhonte letra si provё pёr tё justifikuar punёn e identifikimit tё debitorёve por jo tё kishte si synim qё tё bёnte ndonjё pёrpjekje pёr tё identifikuar debitor e mbledhur borxhe apo tё shpenzonte para pёr kёtё qёllim…”. Ai disa herё pёrcolli tek unё mesazhin: “…Ti prodho letra dhe pёr pjesёn tjetёr merren unё…”.

Rrëfimi i punonjësve: Na u dha një kompjuter

Dëshmimtarët  Ardian Suku,  Xhezmi  Haliti, Ilir Shabani, Filton Kiri, Edmond Laci, Oligert Kume, Sokol Hysenaj  deklaruan përpara gjykatës në mënyrë të përmbledhur , se ata ne  ditët e para të punës ( punë që ka filluar nga muaji tetor – nentor 2010 )  punuam sa mundën  me mjetet  e tyre  dhe bёmё diçka me shpresё se do  t’u jepeshin  jepnin mjete, paisje zyra dhe do tё na mbulonin shpenzimet qё do tё bёnim pёr punёn. Por në fakt  iu dha   vehtёm njё zyrё brenda nё Çez, njё kompjutёr njё tavolinё pune dhe kёto tё Çez-it dhe asgjё tjeter.

As makina as paratё e naftёs dhe as para për nevoja të tjera pune. Meqёnёse nuk u mbёshteten fare me mjete llogjistike puna u zbeh fare pas dy ose tre muaj.  Ata deklaruan se bënë aq sa mundën pёr shkak tё kapaciteteve tё vogla, nё njёrёz mjete dhe pasije, mё pas takohehsin nёpёr kafe, bisedonin me njёri tjeterin, kёrkonin  pasije mjete zyra ato nuk na jepeshin dhe atёhere çtё bёnin rrinin”.

Zbardhen E-mailet: Si kordinoheshin Ismailaj-Hejsek

Sipas prokurorisë së Tiranës i pandehuri Josef Hejsek,njoftonte   tё pandehuritn Kastriot Ismailaj, për çcdo shkresë që vinte nga Prokuroria e Tiranës. Në vitin 2011, mbi dyshimet e ngritura nga organet ligjzbatuese, Prokuroria filloi verifikimet mbi paratë e përfituara nga shoqëria “DIA” që kishin si burim shoqërinë “Cez Shperndarje”. Në këtë kuadër, Prokuroria dërgoji një kërkesë në CEZ, për marjen e informacionit tek shoqëria “Cez Shpërndarje”. Josef Hejsek, menjëherë kërkesën e bërë nga Prokuroria e Tiranës, ia dërgoji me e-mail Kastriot Ismailaj duke i kërkuar që ai ta verifikonte kërkesën.

Ai i premtoi Kastriotit se ata do të proçedonin me kthimin e përgjigjes nё Prokurori vetëm atëherë kur ata të binin dakort së bashku. Gjithashtu Prokuroria nisi një kërkesë të dytë atë me nr.2700 prot datë 20.05.2011, në të cilin kërkonte të dhëna mbi transaksionet financiare dhe arsyet e ketyre transaksioneve. Josef Hejsek kreu të njëjtin veprim  përsëri informoi Katriot Ismailaj me email-in e datës 1 qershor 2011 ora 5:18 minuta,duke shkruar:

“Kjo kërkesë e re sot. Kush është opinioni juaj. Unë mendoj se nuk kemi shumë për të fshehur tani. Ata mund të vijnë dhe të sekuestrojnë kontratën dhe mund të kërkojnë më shumë dhe ky nuk është qëllimi ynë…”. Kastriot Ismailaj në bashkёpunim me të pandehurin Josef Hejsek ka paraqitur para kёshillit Mbikqyrёs tё shoqërisë “Cez Shperndarje” një sërë faktesh të pavërteta( të gënjeshtra). Paraqitja e këtyre të dhënave ka bërë të mundur miratimin e kontratës, me qёllim justifikimin e kalimit tё parave për një punë e cila nuk u krye, sepse palёt nuk patёn asnjёherё si qёllim kryerjen e punёs por vetёm vjedhjen e parave.

a.ç

Next Post
Bëhet publik plani i BE për të sjellë 50 mijë emigrantë të ligjshëm nga Afrika

Bëhet publik plani i BE për të sjellë 50 mijë emigrantë të ligjshëm nga Afrika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In