• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali/ Burg edhe pse ishte i pafajshëm

by A R
16/10/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre javë burg ka bërë një qytetar për shkak të një gabimi që ka bërë një denoncuese nga Saranda.

Ky gabim fatal është përforcuar më vonë nga policia, më pas nga prokuroria dhe lënë në fuqi nga Gjykata.

Fiks Fare denoncoi sonte rastin flagrant që i ka ndodhur qytetarit Erjon Skopeci nga Durrësi, i cili në muajin janar të këtij viti është arrestuar për “falsifikim monedhash”, ndërkohë që të gjitha institucionet janë bashkuar kundër tij, duke u bazuar vetëm në një kallëzim dhe një paraqitje për njohje. Sapo kanë dalë provat e reja, gjykata është detyruar ta lirojë të dyshuarin, i cili tashmë kërkon dëmshpërblim në gjykatë.

Pas denoncimit të qytetarit, gazetarët kërkuan informacion nga institucionet përkatëse sesi është e mundur që një person arrestohet duke u bazuar vetëm në një kallëzim dhe një paraqitje për njohje nëpërmjet Facebook. Komisariati i Policisë Sarandë nuk pranoi të flasë mbi këtë çështje, edhe pse gazetarët e Fiksit shkuan disa herë pranë këtij institucioni. Kreu i Prokurorisë Sarandë, Edison Ademi deklaroi se ky është një rast i rrallë që ka ndodhur, pasi denoncuesja ka ngatërruar një numër të targës së makinës, që ishte shumë e ngjashme me targën e makinës së autorit të vërtetë.

“Edhe nëpër botë kanë ndodhur gabime të tilla. Madje, njerëzit janë dënuar me vdekje dhe më pas kanë dalë të pafajshëm“, tha ai.

Gjithsesi, sipas tij, qytetari i arrestuar gabimisht po ndjek procedurat e dëmshpërblimit. Ndërsa kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, Alltun Çela tha se që në fillim rasti ka qenë gabim, pavarësisht se është dhënë masë sigurie “arrest me burg”. Sipas tij, gjykata i pranon këto raste për masë sigurie, ashtu siç vijnë nga policia.

“Nëse ne i lirojmë, thonë pastaj se policia i arreston, gjykata i liron. Saimir Tahiri dërgoi edhe dokumente për këto raste. Nuk kemi ç’të bëjmë dhe ne“, deklaroi ai gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit.

Qytetari Erjon Skopeci ka kallëzuar penalisht edhe denoncuesen Eranda Begalli për “kallëzim të rremë”, por prokuroria e ka pushuar çështjen. Për pushimin e çështjes, ai është ankimuar në gjykatë.

Sipas tij, vajza e ka bërë me qëllim kallëzimin e rremë, pasi në kushte të tjera, ajo do i kishte kërkuar ndjesë. Për këtë arsye, Fiks Fare kontaktoi edhe me kallëzuesen, e cila tha se është penduar për gabimin që ka bërë dhe ka dashur t’i kërkojë falje personit të akuzuar gabimisht, por ka pasur shumë frikë. Gjithsesi, Prokurori Ademi thotë se këto raste i ndihmojnë njerëzit e drejtësisë për t’u përmirësuar në punën e tyre./tch /a.m.

Next Post
Basha ngre tonet ndaj deputetëve të rinj: Angazhim të plotë për të rritur opozitarizmin

"Humbësit serial Basha i kujtohet që është kryetar i opozitës kur merr habere trafikimi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In