• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali botëror i fshehjes së të ardhurave, Panamaja distancohet

by A R
06/04/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa dokumentet e dala nga Panamaja po shkaktojnë një tërmet moral në botë, vendi i vogël i Amerikës Qendrore po nxiton që të tregojë se nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në skemat e kryera nga një prej kompanive ligjore lokale.

Në fakt, ende askush nuk ka drejtuar gishtin nga qeveria panameze për përfshirje apo tolerim të pazareve të firmës ligjore “Mossack Fonseca”, por autoritetet nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë.

Vetë presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, konfirmoi angazhimin e vendit të tij për transparencë fiskale, pasi qeveritë të shumta në të gjithë botën nisën hetimet për shkelje fiskale nga të pasurit dhe të fuqishmit raporton Tch.

Dokumentet e Panamasë kanë shfaqur një botë të fshehtë pazaresh kur firma “Mossack Fonseka” ka ndihmuar politikanë dhe figura publike, mes të cilëve miq të Presidentit rus Vladimir Putin, të afërm të kryeministrave të Britanisë, Islandës dhe Pakistanit dhe vetë Presidentin e Ukrainës.

Megjithëse zotërimi i parave në kompani jashtë vendit nuk është krim, gazetarët që kanë marrë milionat e dokumenteve thonë se mund të sigurojnë prova të pasurive të fshehura për evazion fiskal, pastrim parash, shkelje sanksionesh, trafik droge dhe krime të tjera.

Pa dyshim që Panamaja duhet të distancohet nga ky skandal dhe Presidenti Varela deklaroi se publikimi i dokumenteve ka përforcuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të zgjeruar transparencën në sistemin financiar të vendit të tij.

“Ne jemi aleatët me vendet që luftojnë për transparencë financiare jo vetëm këtu, por kudo në botë. Ne mirëpresim çdo publikim apo hetim që mbron sistemet financiare të Panamasë dhe botës që të mos përdoren për akte kriminale”, deklaroi Varela.

Por më herët, që para shpërthimit të skandalit, Banka Europiane për Zhvillim, kishte deklaruar se Panamaja duhet të rivendosë rend në shtëpinë e saj. BERZH paralajmëroi ministrat e Financave të G20-s se Panamaja po tërhiqej nga angazhimi i saj për të ndarë informacione për llogaritë me qeveritë e tjera.

Next Post

Shqipëria e Kosova bashkë në festivalin “Balkan Trafik” në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In