• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali Bloomberg: 128 faqe dokumentesh implikuese për ndikimin në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

by A R
24/06/2021 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Implikimi i sipërmarrësit dhe politikanit të njohur amerikan Michael Bloomberg në politikat e shteteve në lidhje me duhanin nuk është fort i padëgjuar. Por, një artikull i ri investigativ ekspozon ndikimin shumë më të madh sesa e mendonim të organizatave të financuara nga Bloomberg tek institucionet e rëndësishme të qeverive në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Artikulli me titull “Exposed: Bloomberg’s Anti-Tobacco Meddling in Developing Countries” (“Ekspozohet: Ndërhyrja Anti-Duhan e Bloomberg në Vendet në Zhvillim”) i shkruajtur nga Michelle Minton për CEI, bazohet në 128 faqe që tregojnë strategjinë e Fushatës për Fëmijët Pa Duhan (CTFK). Këto dokumente tregojnë se Bloomberg ka ndërtuar një rrjet “partnerësh” në shtete në zhvillim, që përfshijnë agjencitë qeveritare dhe institucione të tjera të rëndësishme. Këta “partnerë” kanë krijuar një kor të sinkronizuar në mënyrë që të duket si një konsensus organik. Por në fakt, politikat që nxjerrin këto institucione janë të gjitha të orkestruara nga i njëjti burim, Bloomberg-u.

Bëhet fjalë për 700 milionë Dollarë grante që shkojnë për kërkime të orkestruara si edhe projektligje dhe ligje të mbështetura prej këtyre kërkimeve. Më i madhi prej përfituesve të Bloomberg Philanthropies është CTFK, më tej edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apo edhe International Union Against Tuberculosis and Lung Disease (shkurt: Unioni). Por ndërsa këto grante nga Bloomberg janë publike, ato për të cilat nuk ka transparencë janë se ku dhe për çfarë shkojnë këto para.

Duke u nisur nga strategjia e ekspozuar e CTFK-së, duket shumë e qartë se shumë prej këtyre fondeve shkojnë pikërisht për të paguar ndikimin e Bloomberg-ut tek qeveritë për të miratuar ligje shumë radikale kundër duhanit. Plani jo vetëm që refuzon, por synon në mënyrë aktive të luftojë çdo qasje të propozuar për rregullimin e duhanit që mund të bazohet tek nevojat e veçanta të njerëzve.

Ashtu si me të gjitha nismat anti-duhan të financuara nga Bloomberg, CTFK ndjek ekskluzivisht një qasje të tolerancës zero ndaj çdo përdorimi të duhanit, dhe kërkon zbatimin uniform të ligjeve agresive të duhanit të diktuara nga “autoritetet ndërkombëtare” (nga vetë ata dhe anëtarët e tjerëtë rrjetit të Bloomberg). Siç ka treguar përvoja, qasjet e tolerancës zero nuk funksionojnë, dhe shpesh dështojnë.

Siç ndodhi në rastin e Turqisë, i cili mbahet si “një rast suksesi” pasi ka implementuar thuajse të gjitha ligjet e propozuara nga OBSH-ja për kontrollin e duhanit. Pas kësaj Turqia në fakt pësoi një ngritje të dukshme në numrin e duhanpirësve: nga 27% në 2012-ën në 31% në 2018-ën.

Kështu, përkundër provave mbizotëruese se burimet jo të djegshme të nikotinës (p.sh. snus, duhan i nxehtë, cigare elektronike) janë thelbësisht më pak të dëmshme dhe shumë efektive për ndërprerjen e pirjes së duhanit, strategjia e CTFK përfshin kufizime dhe ndalime që synojnë të ndalojnë plotësisht përdorimin e duhanit në këto alternative.

Cilat qeveri ka financuar Bloomberg-u?

NëKinë, ku financuar qeveritë e tre provincave (Zhuhai, Guangzhou dhe Guangdong) si edhe ente të tjera drejtuese, që ato të ndalojnë pirjene duhanit në ambiente të mbyllura dhe të promovojnë miratimin e rregullores kombëtare të kontrollit të duhanit.

Në Brazil, CTFK shkruan se i dha Zyrës së Avokatit të Përgjithshëm “mbështetje financiare siç kërkohet” për të çuar më tej axhendën e saj të çështjeve gjyqësore.

Në Vietnam, CTFK zbulon se së bashku me Unionin dhe Bloomberg, financuan Fondine Kontrollit të Duhanit në Vietnam si dhe Departamentin e Politikës Tatimore në Ministrinë e Financave.

CTFK vëren se në 2015-ën një nga përfituesit e saj nëUkrainë, Qendra Rajonale e Avokatisë LIFE (shkurt: LIFE), “prezantoi projektligjin 2820 përmes aleatëve të deputetëve në Parlament” dhe përshkruan planet për “të punuar në një projektligj të ri” nëse dështon kjo masë.

Në Bosnjë, CTFK mburret me faktin se Ministri i Shëndetësisë miratoi një projekt-ligj “të hartuar nga përfituesi i grantit PROI [Përforcimi Progresiv i Organizatave dhe Individëve] me ndihmën e CTFK.”

Në Amerikën Latine, aktivitetet e CTFK përfshinin “hartimin e argumenteve ligjore dhe propozimeve legjislative në vende të caktuara për të autorizuar ndalime ose rregullore kufizuese të këtyre produkteve [duhanit me aromë] dhe për të mbështetur përpjekjet e lobimit”.

Në Filipine, përshkruan përpjekjet “për të ngritur dhe shtyrë një ligj kundër duhanit” që synon të bllokojë përfaqësuesit e industrisë së duhanit që të mos jenë pjesë e procesit të politikës, duke theksuar më tej se një projekt-ligj i tillë “është hartuar dhe do të depozitohet sapo të jenë krijuar kushtet.”

Në Afrikë, ajo vë në dukje se “përmes mbështetjes së vazhdueshme të CTFK-së, Etiopia ka hartuar dhe avokuar për miratimin e [ligjeve të kontrollit të duhanit] që duhet t’i paraqiten Parlamentit deri në Shkurt të 2017-ës.”

Lexojeni artikullin e plotë në këtë link:  https://cei.org/blog/exposed-bloombergs-anti-tobacco-meddling-in-developing-countries/

/a.r

Next Post
Bllokimi në Rinas, ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta ka përgjegjësi, ai e di mirë çdo të thotë thyerje e sigurisë kombëtare

Lajm i mirë! Një tjetër vend europian heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

February 11, 2026
“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
Sot dua të flas italisht…

Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë…?

February 11, 2026
Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

February 11, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In