Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e Certifikatës së vaksinimt Covid -19, pa e kryer fare vaksinën. Çdo gjë brenda të gjithave rregullave përsa i përket hapave të ndjekur, por me përjashtim se vaksinën nuk e bën, por kundrejt 50 eurove pajisesh me certifikatë të rregullt.
Elona Naço mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje bëri të mundur dhënien e një certifikate vaksinimi pa e kryer vaksinimin. Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e Fiks Fare një gazetare paraqitet tek spitali Lushnje dhe kërkon të takojë mjeken Naço.
Ajo i tregon se aktualisht banon në Itali dhe kërkon të bëj vaksinën për të marr Green Pass-in që e mundëson të lëvizë pa probleme. Mjekja në oborrin e spitalit i thotë se nuk ka problem se ku banon apo se ku është e regjistruar, por po të ishte paraqitur para një dite do ta kishte vaksinuar me Pfizer, por i kishte refuzuar katër copë se nuk kishte patur kërkesa për vaksinim. Dhe meqë kjo vakzinë është në mungesë mjeka thotë se nuk e ka problem i rregullon të gjitha, vetëm se Pfizer duhet bërë në Lushnje e jo në Gradisht.
“Edhe po të kisha Astra s’ka problem por as ajo nuk më ndodhet për momentin, dje i ktheva katër copë Pfizer” shprehet mjekja. Ajo i pohon gazetares së Fiksit se në ambulancë ka vetëm vaksinën kineze Coronavac. Kur gazetarja i pohon se nuk ka problem ta bëj edhe atë, mjekja i lë takim në ambulancën Gradisht ditën e nesërme për të kryer vaksinimin.
Ditës tjetër Gazetarët e Fiksit paraqiten pranë kësaj qendre shëndetësore ku mjekja ishte në pritje, ajo i kërkon gazetares mjetin e identifikimit ID dhe merr në sistem të dhënat që i duhen. Më pas pyetjes së gazetares që a mund të marr vetëm vertifikatën pa e kryer vaksinimin, mjekja fillimisht e këshillon ta kryej vaksinimin por nuk nguron që t’i thojë se certifikatën ia jep edhe nesë nuk vaksinohet.
Kundrejt 50 eurove mjekja pa bërë fare vaksinën, plotëson kartonin e vaksinimit me të dhënat e gazetares, shënon datën e vaksinimit dhe numrin e barkodit të vaksinës që gjoja kishte përdorur. Pas 30 ditësh ajo i kërkon gazetares të praqitet për dozën e dytë. Pyetjes së Fiksit nëse pasqyrohet në e-Albania doza e parë e vaksinën, mjekja pohon “Po patjetër”. Ajo pret ndihmësen e saj e cila do të hedh të dhënat në sistem për tu gjeneruar më vonë online në e- Albania.
***
50 euro ryshfet dhe pajisesh me Certifikatë vaksinimi Covid-19, pa e bërë vaksinën
Fiksi: Si je?
Mjekja: Pyete ti për atë kinezen?
Fiksi: Unë pyeta, ajo në fakt edhe njihet edhe nuk njihet, po ne sikur ta kishim rregjistruar dhe mos ta bëja fare? Se mua ajo më duhet nuk më duhet vaksina?
Mjekja: E bëjmë.
Fiksi: Mua ajo më duhet certifikata.
Mjekja: Unë them që ti ta bësh.
Fiksi: Unë jam kundra vaksinës, unë dua thjesht atë që na prish punë atje. Të kem vetëm atë Green Passin dhe jam ok.
Mjekja: Vetëm dozën e parë merr, i bie që ti do vish prapë pas një muaji
Fiksi: Po do vij patjetër.
Mjekja: Mirë.
Fiksi: Si e bëra si nuk e bëra njësoj është, ti do ta rregjistrosh që e kam bërë. Të ta jap kartën?
—- Nxjerr të dhënat nga sistemi—-
Mjekja: Një numër telefoni?
Fiksi: 069……….. Po atë kartonin që e kam bërë, do më japësh një karton njërën nga dozat që e kam bërë.
Mjekja: Ta jap unë.
Fiksi: Po kur të vij ta marr unë?
Mjekja: Ja të vij ajo goca që i plotëson në sistem me atë barkodin kështu që do e bëj ajo.
Fiksi: Po mirë kur të vij unë?
Mjekja: Ja prit se kam unë. Emri: F….. M….
Fiksi: Po data 30.09.2021 sot. Këtë Coronavac ëëë, këtë kinezen?
Mjekja: Po po po
Fiksi: Ok, kur i bie tani data e dytë që ta plotësoj?
Mjekja: 30 Tetor
Fiksi: Shumë mirë. Kjo regjistrohet tani tek e-Albania ime.Do ma lësh pak numrin tënd që të flasim bashkë?
Mjekja: 069…..
Fiksi: Ta lë 50 euro unë ty merri pi një kafe dhe do ngelemi në kontakt. Kur ma hedh atë në sistem?
Mjekja: Ja sa të vij ajo vajza
Fiksi: Unë e shikoj pastaj ne e-Albania dozën e parë apo jo?
Mjekja: E shikon, e shikon./m.j