• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandalet nuk “vlejnë” më, por një opozitë tjetër: Po

by Ben Andoni
15/09/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse skandali i inceneratorëve po hetohet nga SPAK-u dhe nga dita në ditë po furnizohet me materiale shtesë nga opozita; nëse Ilir Meta po mbathet me dosje të njëpasnjëshme akuzash; nëse Berishës i vigjilojnë akuza pas akuzash; nëse ministrat e Ramës u duhet të përballen me akuza të njëpasnjëshme; nëse problemi i hakërrimit por edhe i marrjes së të dhënave do të kalojë kështu si pa të keq nga qeveria; nëse PD-ja dhe cilido tjetër do provohet, ashtu si mëtojnë burimet e SHBA-së, se kanë marrë subvencione ruse, atëherë duket se e ardhmja e këtij vendi dhe mbi të gjitha shpresa është përfundimisht e braktisur. Duket se diskursi i partive tona është më keq se ai që patën në luftën anti-fashiste.

Nëse do të flisje për ideologji, kjo është qesharakja në të gjitha partitë tona, sepse e Majta ka kohë që nuk është e tillë, kurse e Djathta është aq konfuze dhe lëviz në boshtin ideologjik sipas oreksit të Berishës. Por, duket se imediate është krijimi i një narracioni të ri në opozitë, atë që duhet të besojnë njerëzit për të ardhmen e tyre në një rrotacion të mundshëm dhe të nevojshëm pushteti. Për fatin e keq, krimin më të madh që po bëjnë dy partitë kryesore në vend është relativizimi i gjithçkaje. Që do të thotë sesa më shumë të shtyhet kazusi i inceneratorëve dhe hakërrimit të të dhënave, sa kohë do të marrë zbulimi i marrjes së financimeve ruse, sa kohë diskursi politik do të marrë këto, aq më larg do t’i largohemi demokracisë. Dhe, mënyra sesi po vepron Lindja e tregon hapur se ne e kemi braktisur me kohë demokracinë e vërtetë duke u mbështetur te një gjysmak-demokraci, një prirje që duket hapur në Lindje. “Rreziku i vërtetë në Evropën Lindore-Qendrore nuk vjen nga ideologjia populiste apo përpjekjet për të përmbysur demokracinë, por nga manipulimi i demokracisë…”, shkruan pa cinizëm Krzysztof Jasiewicz te “Is East-Central Europe Backsliding? The Political-Party Landscape”.

Për fat të keq, demokracia tek ne njeh vetëm rënie dhe mbi të gjitha një zvjerdhje, që vjen prej ligjvënësve tanë dhe hipokrizisë me të cilën na rrethojnë. PD-ja nuk mund të fshihet më pas gishtit të fajtorit vetëm ndaj një “profani” problematik politik si Basha apo PS-ja nuk mund të na lodhë më me mungesën e përgjegjësisë për skandalet që ka mbi supe për inceneratorët, të dhënat e shumë të tjera. Ky është momenti që njerëzve të opozitës po i vjen për të krijuar një narracion tjetër që lidhet me të ardhmen e vendit dhe sidomos mbijetesën, pas ikjes masive të popullsisë. Shqipëria nuk është në rrezik por është në zgrip të zgjedhjeve të mëdha, që i duhen me ngulm. Dhe, kjo duhet të jetë dhe një nga motot kryesore të opozitës. Që për fat të keq, duket shumë rehat në të gjithë aksionin e saj. (Javanews)

 

   

Next Post
Stërvitja ‘Biza ’22’ , certifikohet nga NATO struktura e Forcave të Armatosura shqiptare. Peleshi: Gati për Aleancën

Stërvitja 'Biza '22' , certifikohet nga NATO struktura e Forcave të Armatosura shqiptare. Peleshi: Gati për Aleancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In