• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SKANDALET NE DREJTESI/ Gjyqtari Doda: S’mund t’i jap atij 2 mln euro se jep ai 10 mln lekë

by Java News
26/10/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm një ditë pas dënimit të gjyqtarit të Sarandës Rasim Doda me 4.6 vite burg, zbardhen bisedat dhe sms e këmbyera mes Dodës, kallëzuesit Hasan Bushi dhe avokatit të këtij të fundit Flamur Lazaj. Në një bisedë me Lazaj, Rasim Doda, pranon që i janë ofruar 10 milion lekët, duke i pohuar se: ”…përgjegjësia është mbi ty se nuk mund të tallet ai me mua, se unë nuk i jap atij dy milionë euro se don ai në kurriz të popullit, kundrejt dhjetë milion lekshit dhe mbaje mënd se në qoftë ti nesër nuk e zgjidh…”.Kjo bisedë është dokumentuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe vetë në mbrojtjen prej 150 faqesh është pranuar dhe nga gjyqtari i pandehur Rasim Doda. Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plota dhe sms mes biznemenit të subjektit “Kalaja T” Sh.p.k Hasan Bushi, ku ky i fundit në pamundësi për të paguar shifrën prej 80 mijë euro për garantimin e fitores në gjykatë, vendos ti nisi një sms gjyqtarit Doda, i cili po atë ditë i kishte dorëzuar dispozitivin e vendimit të gjykatës ku shpallej fitues Hasan Bushi, por gjithmonë në rast se ky i fundit do paguante shumën prej 80 mijë euro. Përmbajtja e sms që Bushi i dërgon gjyqtarit Doda është kjo:”…mos më merr në qafë kot, çdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. Hasan Bushi…”.Këtë mesazh telefonik kallëzuesi ia ka dërguar dy herë gjyqtarit Doda, në orën 22:49 të 19 prillit 2015 dhe në orët e mesnatës 01:24 të 20 prillit.

Në analizën e provave të administrura gjatë gjykimit të kësaj çështje penale u evidentua se i pandehuri Rasim Doda në cilësinë e gjyqtarit në gjykatën e Sarandës, ka kërkuar nga kallëzuesi Hasan Bushi, në formë përfitimi të parregullt një shumë prej 80 mijë euro, me qëllim marjen e vendimit në favor të kallëzuesit. Më konkretisht gjyqtari Rasim Doda, ka qënë duke gjykuar çështjen gjyqësore civile me palë kundërshtare shtetasen Gjinovefa Shehu dhe shoqëria “Kalaja T” Sh.p.k me përfaqësues ligjor shtetasin Hasan Bushi. Në datën 20 prill 2015 është shpallur vendimi gjyqësor përfundimtar lidhur me këtë çështje, me anën e të cilit është pranuar kërkesë padia e shtetases Gjinovefa Shehu dhe është rrëzuar kundërpadia e shoqërisë “Kalaja T” Sh.p.k.Mirëpo një ditë para shpalljes së këtij vendimi, në datën 19 prill 2015 në mbrëmje pas orës 20:00 kallëzuesi Hasan Bushi, ka qënë duke shkuar tek zyra e avokatit të tij Flamur Lazaj, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirur në emër njëherësh i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur, duke i thënë se ky ishte vendimi për të nesërmen, pra në datën 20 prill kur ishte parashikuar të zhvillohej senca e fundit për dhënien e vendimit. Biznesmeni Hasan Bushi, ka hapur letrën e palosur, ku ishte shkruar dispozitivi i vendimit gjyqësor dhe ka lexuar që sipas atij vendimi ishte pranuar pjesërisht kundërpadia e tij dhe se përfitonte një dëmshpërblim në shumën prej 88.659.066 lekë të reja. Mirëpo në këtë moment gjyqtari Rasim Doda, i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lekë, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që Hasan Bushit, i ka lënë të kuptojë se gjyqtari kërkonte 80 mijë euro. Bushi i ka shprehur me gjeste të pandehurit se nuk kishte para,ndërkohë gjyqtari pas këtij momenti është larguar, duke i bërë me shënjë me gjeste se nuk kishte për ta fituar gjyqin dhe i ka lënë në dorë vetëm letrën A4, ku ishte shkruar dispozitivi i vendimit të përgatitur një ditë më parë.

Kallëzuesi Hasan Bushi më pas ka shkuar i shqetësuar në zyrën e avokatit të tij Flamur Lazaj, të cilit i ka treguar për takimin me gjyqtarin e çështjes dhe se ky i fundit i kishte kërkuar një shumë prej 80.000 euro me qëllim dhënien e vendimit gjyqësor në favor të tij. Kallëzuesi i ka kërkuar avokatit numrin e telefonit të të pandehurit Rasim Doda dhe më pas i ka telefonuar disa herë, por i pandehuri nuk e ka hapur telefonin. Më pas, në orën 22:49 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se: “…mos më merr në qafë kot, çdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. Hasan Bushi…”. Këtë mesazh telefonik kallëzuesi ia ka dërguar përsëri të pandehurit edhe në orën 01:24 të datës 20.04.2015.Të nësërmen, më datë 20 prill 2015, Hasan Bushi, është telefonuar nga i pandehuri Rasim Doda, në orën 07:00, ndërsa në orën 10:57 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh tjetër, me përmbajtje:“…mendoj se si malësor do ta mbash llafin. Nuk m’bake besë. Ke nivelin e një mashtruesi. Mos më akuzo mua. Hasan Bushi”.Po në të njëjtën ditë Rasim Doda ka shpallur vendimin gjyqësor, duke lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, me të cilin ishte vendosur pranimi i padisë së paditëses Gjinovefa Shehu dhe rrëzimi i kundërpadisë së shoqërisë “Kalaja T” sh.p.k.Ndërkohë gjatë ekspertimit të kompjuterit dhe printerit në zyrën e gjyqtarit Rasim Doda është mësuar se ky i fundit kishte përpiluar dy vendimi gjyqësore, ku në njërin kishte parashikuar dhënien e vendimit në favor të Hasan Bushit dhe në tjetrin në favor të Gjinovefa Shehut.

Nga bisedat e përgjimit ambjental të kryer midis Hasan Bushit dhe të pandehurit Rasim Doda të kryer në datën 23 prill 2015 konstatohet fakti se në këtë moment, tre ditë pas shpalljes së vendimit, dosja gjyqësore civile ndodhej ende në zyrën e gjyqtarit dhe se deri në këtë moment dosja dhe vendimi i aryetuar nuk ishte dorëzuar në sekretari.Në këtë bisedë kallëzuesi Hasan Bushi i bën të ditur disa herë të pandehurit Rasim Doda se ai kishte shpallur dhe i kishte dorëzuar në dorë një tjetër vendim. Por gjyqtari Rasim Doda, është mjaftuar vetëm me përgjigjen:”…se ky është vendimi që ka shpall zyrtarisht gjykata…”.Po kështu në të njëtën ditë gjyqtari Rasim Doda ka telefonuar avokatin Flamur Lazaj duke i thënë se:”…përgjegjësia është mbi ty, se nuk mund të tallet ai me mua, se unë nuk do ti jap atij dy milion euro, se don ai në kurriz të popullit kundrejt 10 milion lekëshit dhe mbaje mënd se në qoftë se ti nesër nuk e zgjidh…”

MA.ME

Next Post
Ofertë nga Interi? De Biasi: I gatshëm të përgjigjem nëse bie telefoni

Ofertë nga Interi? De Biasi: I gatshëm të përgjigjem nëse bie telefoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

August 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

August 14, 2026
Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

August 14, 2026
“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

August 14, 2026
EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com