• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKANDAL/ PD-së nuk i mjafton Venecia, i kërkon Kushtetueses të rrëzojë vettingu-n

by Java News
12/12/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partisë Demokratike nuk i mjafton opinioni i Komisionit të Venecias. Ndonse dihet tashmë botërisht se PD është kundër vetting-t, zyrtarisht ajo i kërkoi sot Gjykatës Kushtetuese që ta rrëzojë ligjin e vetting-ut. Ajo iu kërkon GJK që të vijojë të shqyrtojë ligjin sipas kërkesave të PD-së, ku kërkesa bazë është rrëzimi i ligjit.

Në një farë mënyre PD  i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rishkruajë ligjin për Vetting-un. Në një reagim pas bërjes publike të opinionit final të Komsiioonit të Venecias, PD pasi shprehet me një frazë komplimentuese sa “për të larë gojën” në adresë të Venecias, i kërkon Gjykatës Kushtetuese sërish që të rrëzojë ligjin e vetting-un. Sipas saj, Vetting-u të bëhet nga organet kushtetuese dhe jo nga kryeministri, “ku DSIK dhe SHKB të jenë në mbikqyrjen e komisionit të pavarur”. Në fakt ajo që kërkon PD është largimi i SHBA dhe BE nga prania në vetting për ti lënë dorë të lirë sërish PD-së që të vijojë të mbajë në këmbë kastën e kriminaliziuar e të korruptuar në sistemin e drejtësisë.

PD thekson se ‘Venecia’ në paragrafin 64 ka shprehur qartë qëndrimin se disa organe që janë nën ndikimin e Kryeministrisë, duhet të mbikëqyren nga Komisioni i Pavarur i Vettingut. Më tej PD shton se: Vettingu, sipas Kushtetutës është garancia e vetme për largimin nga sistemi të gjykatësve dhe prokuroreve të korruptuar‎. Vettingu, sipas ligjit antikushtetues të Edi Ramës mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet.”.

DEKLARATA E PD
Komisioni i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i përbërë nga organet që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit (sic janë DSIK, SHKB në Ministrinë e Brendshme, DPPPP, etj), duhet të jetë domosdoshmërish nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të Pavarur të Vettingut. Konkretisht, paragrafi 64 thekson se: “Për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre”. Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht qendrimin e Partisë Demokratike, se; procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se cdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit). E thenë qartë, paragrafi 64 i Opinionit të Komisionit të Venecias, sanksionon se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga Kryeministri, por nga organet kushtetuese të rivlerësimit.

Komisioni i Venecias në paragrafët 46 dhe 58 çmon se është Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8 të KEDNJ-së. Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë çështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetutës, e cila duhet të garantojë që ligji i Vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën. Vettingu, sipas Kushtetutës është garancia e vetme për lagimin nga sistemi të gjykatësve dhe prokuroreve të korruptuar‎. Vettingu, sipas ligjit antikushtetues të Edi Ramës mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet.

ma.me

Next Post
Austria paralajmëron veton për bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE

Austria paralajmëron veton për bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shërbimi Sekret reagon pas sulmit në eventin e Trump: Frikacaku tentoi të shkaktojë një tragjedi kombëtare

Shërbimi Sekret reagon pas sulmit në eventin e Trump: Frikacaku tentoi të shkaktojë një tragjedi kombëtare

April 26, 2026
Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

April 26, 2026
I dogjën makinën pranë banesës, reagon gazetari Curri: Akt i qëllimshëm dhe i lidhur me punën

I dogjën makinën pranë banesës, reagon gazetari Curri: Akt i qëllimshëm dhe i lidhur me punën

April 26, 2026
Bordi i Paqes, ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nis misionin në Gaza

Bordi i Paqes, ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nis misionin në Gaza

April 26, 2026
Sulmi me armë në darkën me gazetarët, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

Sulmi me armë në darkën me gazetarët, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

April 26, 2026
President Begaj dënon sulmin në Uashington: Solidaritet të plotë me popullin amerikan

President Begaj dënon sulmin në Uashington: Solidaritet të plotë me popullin amerikan

April 26, 2026
Sulmi me armë në darkën e Trumpit ndodhi në të njëjtin vend ku u qëllua Ronald Reagan 45 vite më parë

Sulmi me armë në darkën e Trumpit ndodhi në të njëjtin vend ku u qëllua Ronald Reagan 45 vite më parë

April 26, 2026
Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në dy banesa, pranga të riut në Astir

Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në dy banesa, pranga të riut në Astir

April 26, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 prill 2026

April 26, 2026
Kush është grupi Ashab al-Yamin, përgjegjës për disa sulme në Evropë?

Kush është grupi Ashab al-Yamin, përgjegjës për disa sulme në Evropë?

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In