• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandal në Itali, zyrtari i quan shqiptarët “kafshë migratore gjahu”

by A R
13/08/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandal në Rozzano të provincës së Milanos: këshilltari për sigurinë dhe policinë lokale boton “kalendarin e gjuetisë” së jokomunitarëve dhe quan si kafshë këdo që nuk është italian.

Nga Irma Kurti

Në jetën e përditshme ndeshemi shpesh me episode të racizmit që vijnë nga njerëz të vegjël e meskinë. Rëndom përpiqemi t’i largojmë nga vetja, t’i quajmë të parëndësishme, arrijmë deri aty sa, për të qetësuar veten, t’i konsiderojmë “normale” sepse jo të gjithë mund të kenë një mentalitet të hapur, modern, të aftë për të pranuar dhe për t’i quajtur qënie njerëzore të njëjta e pa dallime, të tërë ata që kanë një tjetër origjinë, një tjetër racë apo ngjyrë. Por kur këto fyerje vijnë nga “të zgjedhurit”, nga funksionarë të lartë të arenës politikës italiane justifikimet mungojnë.

Këto ditë ka ngjallur jo pak polemika në shtypin italian veprimi i këshilltarit për sigurinë dhe policinë lokale në Rozzano, Marco Andrea Ercoli. Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë postim:

“Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve të gjahut migratore: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi”.

Dhe më poshtë vijon se: “Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues”.

“Kalendari” s’mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një fletëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit. Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justifikuar veprimin duke e quajtur një “gabim nga pakujdesia

Nuk është e rëndësishme nëse z. Ercoli përfaqëson forcën politike të PD apo të Lega Nord. Habia dhe zhgënjimi më i madh vijnë nga fakti se të tilla nofka, thirrje fyese, denigruese, destabilizuese, që përligjin dhunën e violencën vijnë nga një funksionar, nga një përfaqësues i interesave të popullit, nga ai që duhet të përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie, ai që duhet të tregojë me shembullin e vet se si mund të bashkëjetohet në harmoni midis etnive të ndryshme në një vend demokratik si Italia që vazhdon të jetojë në një klimë të nxehtë temperaturash dhe debatesh për emigracionin.

Në emër të komunitetit shqiptar në Rozzano, Skënder Zeneli, duke shprehur indinjatën për këtë gjest të papërgjegjshëm, thotë: “Pak ditë më parë në një takim me kryetaren e bashkisë kërkuam dorëheqjen e këtij eksponenti, por për fat të keq veprimi i tij u minimizua dhe u justifikua. Jemi të vendosur ta vazhdojmë protestën tonë edhe në bashkëpunim me komunitetet e tjera të huaja që jetojnë në Itali”./shqiptariitalise

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e Hënë 14 Gusht 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com