• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandal në Florida, ushtarët e forcave amerikane qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me njerëz (Video)

by B K
23/05/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida, kur ata qëlluan me armë me fishekë manovër pranë turmave në breg. Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në rrjete sociale, ku ushtarët shfaqeshin me uniforma ushtarake dhe bluza me mbishkrimin “Army Ranger”.

Pushuesit u përfshinë nga paniku, ndërsa të shtëna të njëpasnjëshme u dëgjuan në zonë. “A janë të vërteta këto?” Dëgjohet një grua duke thirrur në një nga videot. Klientët në varkën turistike të kapiten Michael Ingram u hodhën për të kërkuar strehim. “Zemra m’u ndal, mendova se dikush ishte qëlluar,” u shpreh ai, duke dënuar incidentin si të papërgjegjshëm, përballë realitetit të masakrave të vërteta në SHBA, shkruan A2 CNN.

Zyra e Sherifit në Okaloosa County konfirmoi se mori të paktën dy telefonata në numrin e emergjencës për të shtëna.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2025/05/6830a53146916.mp4

Ngjarja ndodhi vetëm pesë milje larg Festivalit vjetor “Billy Bowlegs Pirate” në Fort Walton Beach, ku Rangers marrin pjesë çdo vit në një betejë të simuluar me fishekë manovër. Por organizatorët mohuan çdo lidhje të këtij incidenti me festivalin, duke sqaruar se ai ndodhi jashtë perimetrit të ngjarjes së miratuar.

Zyrtarët e qytetit theksuan se të shtënat në Crab Island nuk ishin pjesë e programit dhe nuk ishin aprovuar nga askush.

Ushtria Amerikane ka nisur një hetim të plotë. Zëdhënësja Jennifer S. Gunn konfirmoi se 18 ushtarët janë pezulluar përkohësisht si instruktorë në pritje të përfundimit të hetimit, ndërsa nuk do të jenë pjesë e trajnimeve në Camp Rudder në Florida.

Next Post
Sefa: PD s’ka prova për vjedhje të zgjedhjeve, po mbron Berishën që të mos ikë! ‘Lotë krokodili’ për Alimehmetin!

Sefa: PD s’ka prova për vjedhje të zgjedhjeve, po mbron Berishën që të mos ikë! ‘Lotë krokodili’ për Alimehmetin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

November 3, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

“Putini po ndjek me interes zgjedhjet në SHBA”, gazetari jep lajmin nga Moska: Ja kur do t’i jepet fund luftës në Ukrainë

November 3, 2026
“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

November 3, 2026
Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

November 3, 2026
Tragjedia në Spanjë, mjeku zbulon rrezikun fatal të një goditjeje në gjoks, 3 deri në 5 minutat vendimtare!

Tragjedia në Spanjë, mjeku zbulon rrezikun fatal të një goditjeje në gjoks, 3 deri në 5 minutat vendimtare!

November 3, 2026
Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

November 3, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së!

November 3, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

November 3, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In