• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandal/ Iu kundërvu 5 policëve në lokalin e tij, por prokurori Xhevahir Lita dhe gjyqtari Ujkashi shpëtojnë Abedin Oruçin

by Java News
04/12/2021 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tjetër skandal në drejtësinë shqiptare, ish zyrtarit ‘kauboji’ Abedin Oruçi i pushohen 5 akuza 10 muaj pasi u përlesh me policinë dhe u nxori armën duke i shpëtuar arrestimit për 3 vepra penale.

TIRANË– Prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë kaluar Vetingun vijojnë të marrin vendime të diskutueshme, duke përcjellë mesazhe inkurajuese për segmentet që sfidojnë Policinë e Shtetit dhe ligjet. Më 18 tetor 2021, gjyqtari i Kukësit Sami Ujkashi, me kërkesë të prokurorit Xhevahir Lita, ka pushuar të gjitha akuzat për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ‘turpëroi’ dhe u përlesh me 5 policë, duke i shpëtuar arrestimit.

Në 12 janar të vitit 2021, një grup efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuar në ambientin e lokalit të Abedin Oruçit, për ta arrestuar, pasi ishte në kërkim që në tetor të vitit 2020, për akuzat “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”.

Por, grupi prej 5 policësh nuk arriri ta arrestonte ish zyrtarin. Abedin Oruçi dhe grupi i tij prej 11 vetash janë konfrontuar me policët, duke i lënduar dhe penguar të kryenin detyrën. Në një moment, Oruçi ka nxjerrë armën për të qëlluar, por njëri nga efektivët e policisë ia ka hequr nga dora. Oruçi arriti të largohej në momentet e fundit, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një tjetër procedim për armëmbajtje pa leje.

Oruçi u shpall në kërkim, ndërsa konsumoi edhe dy vepra të tjera penale kanosje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Policia arrestoi 6 të afërm të Oruçit për kundërshtim të forcave të policisë dhe pengim për zbulimin e të vërtetës, ndërsa 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Çfarë ndodh? Dhjetë muaj më vonë, kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, befason me një kërkesë për shuarjen e të pestë akuzave për ish zyrtarin Abedin Oruçi, me ‘argumentin’ se Oruçi nuk e kishte kryer asnjë nga veprat penale. Nëse për të tre veprat e mëparshme penale prokurori Xhevahir Lita edhe mund të ketë gjetur ndonjë shkak për të shfajësuar Abedin Oruçin, kanosja që Oruçi i bëri policisë në 12 janar 2021, është një fakt i pamohueshëm.

Në një farë mënyre, kundërshtimi dhe kanosja e policëve është pranuar publikisht edhe nga vetë Oruçi, i cili tha se nuk pranonte që të arrestohej nga policia, për sa kohë çështja e tij ishte në duart e një prokuroreje, tek e cila Oruçi nuk kishte besim.

Çuditërisht, kërkesa e prokurorit Xhevahir Lita për të pushuar 5 akuzat për Abedin Oruçin është pranuar nga gjyqtari Sami Ujakshi. Ky vendim është një mesazh dekurajues për Policinë e Shtetit, e cila herë pas herë përballet me rezistencë, akte dhune dhe madje edhe plumba, gjatë ushtrimit të detyrës.

Shqiptarja.com

Next Post
‘Janë si banorë të një kopshti zoologjik’/ Sonila Meço i jep fund ‘aventurës’ si opinioniste e BBV

‘Janë si banorë të një kopshti zoologjik’/ Sonila Meço i jep fund ‘aventurës’ si opinioniste e BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com