• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandal/ 30 sekonda për përgjigjen e Covid 19! Laborantja: Dukesh nga çehrja që ke koronavirus

by Ardit Rada
07/12/2020 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një laboratori privat në Laç i cili për 30 sekonda të nxjerr përgjigjet e analizave të gjakut komplet dhe 20 min të proteinës reaktive.

Në këtë situatën epidemike të gjithë laboratorët në vend të licensuar apo jo, marrin përsipër të bëjnë analizat e paketës Covid-19, duke abuzuar në kurriz të pacientëve.

Gazetarët e Fiksit morën një informacion se një laborator në Kurbin i bënte analizat e gjakut për 30 sekonda.  Menjëherë ata u drejtuan në  qendrën shëndetësore Laç. Gazetarja e Fiksit u prezantua si një banore e re me simptoma covid,  dhe mjekja e familjes u tregua e gatëshme ta vizitonte dhe ndihmonte.

Duke iu përmbajur  protokollit të pandemisë mjekja e  këshillon të bëjë analizat përkatëse në shtet dhe dy analiza të cilat bëhen vetëm në privat, PCR dhe D-Dimer.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit i drejtohen laboratorit Amaris për të bërë analizat e gjakut. Në kushte të papërshtatshme gazetares së Fiksit i merret gjaku nga personeli i klinikës. Laborantja gjatë gjithë procesit të marrjes së analizës së gjakut nuk përdor doreza dhe as veshje kundër covidit.

Ajo shpjegon se analizan e D- Dimer nuk mund ta bënte atë ditë pasi klinika kishte mungesë të kiteve, por i premton se nëse do të gjente një të tillë do i telefononte për ta lajmëruar. Ndërkohë që bëhej ky diskutim midis gazetares dhe laborantes , brenda 30 sekondave doli përgjigja e analizës së gjakut komplet. Kurse për analizën e PCR laboratorit iu deshën vetëm 20 minuta për të nxjerrë përgjigjen.

Po atë ditë, në darkë laborantja telefon gazetaren e Fiksit  dhe i thotë që të paraqiten të nesërmen në klinikë  për të marrë edhe  përgjigjen e D-Dimer sepse e  kishte gjetur  kitin.

Me marrjen e përgjigjeve të analizave Fiksi drejtohet mjekjes së familjes për të parë rezultatin. Mjekja  në bazë të analizave  shprehet se gazetarja e Fiksit  po kalon një gjendje virale, pasi eritrosedimenti  është i rritur dhe mbi normë.  Ajo gjithashtu  del në këtë konkluzion pasi edhe dy parametra te tjerë janë të rritur, PCR  është e rritur ndërsa D-Dimer është në kufirin më të lartë. Pra sipas saj ,në bazë të këtyre analizave  pacientja është duke kaluar një infeksion, ndoshta viral.

Pas marrjes së përgjigjes së analizave nga Laboratori Amaris, Fiks Fare ju drejtua një tjetër laboratori të akredituar nga Ministria e Shëndetësisë për analizat e Covid-19. Brenda  24 orëve, gazetarja e Fiks Fare kreu në këtë laborator të njëjtat analiza që kreu tek laboratori Amaris në Laç. Përgjigja e analizave ishte e ndryshme nga ajo e laboratorit Amaris. Eritrosediment në laboratorin Amaris, gazetares së Fiksit i doli  20, ndërkohë që në laboratorin tjetër vlerat e Eritrosedimentit ishin brenda normës, 5. Pra Eritrosedimenti u ul në laboratorin e akredituar për analiza te covid 19.

Po kështu edhe vlerat e PCR u ulën dhe shkuan 1,65

Vlera e D-Dimer i cili në laboratorin Amaris doli në kufirin më të lartë,  427,28 ,në laboratorin e dytë,vlera e D-Dimer doli 210.

Fiks Fare për të marrë një përgjigje sa më të saktë iu drejtua Poliklinikës së Specialiteteve nr. 1 në kryeqytet.

Mjekja laborante Irma Dallaku në një intervistë për Fiks Fare shpjegon procesin e analizimit të gjakut.Sipas saj, procesi I analizimit të gjakut për analizën “gjak komplet”  zgjat minimumi 30 min , ndërsa rezultati i Eritrosedimentit jepet për 60 min-90min

“Sa i përket gjakut komplet nga momenti i marrjes së gjakut deri në realizimin përfundimtar kërkon një kohë jo më shumë se gjysëm ore, pavarësisht aparaturave parimi i procedurës është i njëjtë, për Eritrosedimentin kërkon një procedurë gati 1 orë nga momenti i marrjes së analizës. Për sa i përket ekzaminitit të PCR na duhet minimalisht 1 -1 orë e gjysëm” shpjegon mjekja  ndërkohë që gazetarët e Fiksit këto  analiza i morën brenda 20 minutave në laboratorin Amaris.

Gjithahstu ajo tregon se është e çudtishme që të ndryshojnë vlerat e analizave për një pacient të shëndoshë brenda 24 orëve

Ndëresa në rastet e paceintëve të prekur nga covid, këto vlera mund të rriten brenda 24 orëve,por jo të ulen kaq shpejt.

Pra nga ana mjeksore vlerat e PCR dhe të D-Dimer që laboratori Amaris i nxorri të larta, kurrsesi nuk mund të uleshin brenda 24 orëve, pa trajtime  mjekësore.

Next Post
Prej ditësh i intubuar te Shefqet Ndroqi, ndërron jetë nga COVID-19 inxhinieri i OSHEE

Prej ditësh i intubuar te Shefqet Ndroqi, ndërron jetë nga COVID-19 inxhinieri i OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

July 28, 2026
Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

July 28, 2026
Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

July 28, 2026
Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

July 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In