• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Skamja e Konicës dhe pasuria e rektorit të Universitetit të Tiranës…

by Arbi Kasapi
21/10/2016 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbi Kasapi/

Krijimi i pasurisë me forma të dyshimta dhe sa më shpejt të jetë e mundur mbetet një temë e shtruar gjere dhe gjatë në Shqipëri. Një sjellje që thuajse e gjithë shoqëria shqiptare e ka futur “nën mish” për këto pak dekada. Por “biologjia” e gjithë këtij mentaliteti shpesh herë është lënë në harresë, nuk është kundruar e as nuk i dhënë asnjë vëmendje e veçantë.

Ka patur më së shumti një drejtim të gishtit të akuzës kundër punonjësve të administratës apo institucioneve publike, thuajse të gjithë parlamentit dhe pak më pak drejt sektorit privat.

Por ndonjëherë forma sesi shtrohet një çështje korrupsioni dhe pasurimi me mënyra jo ligjore, mund të jetë pjesë e vëtë problemit. Këtë e ka treguar dukshëm e gjithë shpura e akuzave politike që hidhen prej 26 vitesh, jo në ajër, por në veshët dhe memorjen e opinionit publik dhe hapësirës publike.

Biologjisë së akuzës politike prej kohësh i është shtuar dhunshëm një tjetër dimension, ai i sistemit të drejtësisë, prokurorëve të korruptuar, gjyqtarëve që shesin gjyqe dhe sekserëve që bëjnë shërbime në emër të (pa)-drejtësisë.

Dy kategoritë e mësipërme janë dhe më të përfolurat, por edhe një herë, mënyra sesi shtrohet problemi, mund të jetë pjesë e problemit.

Sepse po të kërkosh do të gjesh dhe të tjerë sektorë. Si psh Arsimi dhe kupola e saj drejtuese. Një lajm i publikuar nga Open Data Albania për pasuritë e rektorëve të vendit tregon se vetëm Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës, ka 10 llogari bankare, 6 apartamente dhe një dyqan. Kjo pasuri nuk vihet përmes një rroge.

Rektorja e Universitetit të Durrësit nuk është larg këtij peisazhi me rreth 13 llogari bankare. Zonja e nderuar sigurisht që nuk bën 13 punë.

Lista vijon edhe më tej, por dy mjaftojnë.

Problemi me pasuritë (e pashpjegueshme) e drejtuesëve të institucioneve më të rëndësishme arsimore nuk është mekanizmi sesi ato u akumuluan, kjo është punë e prokurisë. Por sesi u krijuan. Nga një dëshirë për pasurimin apo nga një e drejtë për të qenë i pasur?

Një pyetje me një rëndësi specifike për fenomenin dhe krizën e sistemit të vlerave, nëse i bëhet pikërisht atij grupi personash që janë dhe më “kompetent” për t’u përgjigjur. Mesuesit. Mynyr Koni është rektor, por tërë jetën e tij ka qenë mësues.

Apo mos vallë i gjithë pushteti dhe kapitali simbolik i mësuesit, ndryshe nga çdo vend i botës, ka nisur të rrotullohet nga forca e parasë?!

Ka një problem të dukshëm nëse pasurinë e lidh me mësuesin apo shkencëtarin. Konica vdiq në skamje edhe pse kishte tituj e “grada” universitetesh. Ky shembull mjafton për të treguar se puna e atij që merret me dhënien e dijes dhe organizimin e tij, është një profesion që të lë larg parasë.

Në vend fatkeqësisht, “koka” e institucioneve të ngarkuara për të dhënë dije anon shumë nga sistemi vleror që ka hyrë “nën mishin” e Shqipërisë dhe dy kategorive më mëkatare, të përmendura më sipër.

10 llogaritë bankare, 6 apartamente dhe 1 dyqan është vështirë t’i justifikosh zoti Koni, por jo aq e vështirë sa të organizosh dhe japësh dije, në rolin tënd prej mësuesi e rektori.

Next Post
Rama nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës

Rama nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

February 3, 2026
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

February 3, 2026
Dalin detaje të tjera nga dosja/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 tonë mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

Dalin detaje të tjera nga dosja/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 tonë mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

February 3, 2026
Sherr i ashpër në BBV/ Rogerti humb kontrollin dhe ofendon rëndë Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

Sherr i ashpër në BBV/ Rogerti humb kontrollin dhe ofendon rëndë Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete

“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete

February 3, 2026
Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

February 3, 2026
Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In