• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kam respekt për Yuri Kim!”/ Paloka: PD në pushtet do të miratojë ligj anti-Soros. Kemi një sulm të dirigjuar nga…!

by Java News
28/09/2022 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka duke folur në MCN Live paralajmëroi se kur demokratët të vijnë në pushtet do të ketë një ligj anti-Soros, si ai që është zotuar të bëjë kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni. Paloka u shpreh po ashtu që shoqatat e financuara nga Soros, që veprojnë kundër interesave të Shqipërisë, nuk mund të veprojnë më në vendin tonë. Po ashtu ai tha se nuk ka respekt personalisht për ambasadoren Yuri Kim, pasi sipas tij synimi i saj ka qenë për përçarja e PD-së dhe largimi i Berishës.

Duke folur për ambasadoren amerikane, Paloka tha: Të jem i sinqertë për znj. Ambasadore nuk kam asnjë lloj respekti personal, pavarësisht se për fat të keq përfaqëson SHBA. Që nga dita e parë që ka ardhur në Shqipëri, e gjithë puna e saj, e porositur apo me vullnet personal, e porositur nga ata që lobojnë, nga Soros, ka qenë kundër opozitës. Mendoj që edhe lëvizjet e fundit, takimet me deputetë të veçantë, vajtjen te Meta, janë pjesë e strategjisë së dështuar…

Sepse dështoi, historia për ta përçarë PD dhe larguar Berishën, dështoi. Megjithatë duket se kjo ambasadore vazhdon me këmbëngulje. Po dëmton jo vetëm opozitën por edhe marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Militantët poshtë thonë pse po na sulmon Amerika. Nëse ka një njeri që po përpiqet të armiqësojë një pjesë të shqiptarëve me SHBA-të jeni pikërisht ju znj.ambasadore. është në linjën e Soros që kontrollon një pjesë të mirë të administratës amerikane. Edhe kjo puna e pareve ruse nuk ka dalë për Bashën, por për vende të tjera. Kemi një sulm të dirigjuar nga Soros ndaj të djathtës në të gjithë Evropën.

Nuk është vetëm aleancë me Metën, por me çdo grupim që sot e sheh të domosdoshme që kjo qeveri të largohet një orë e më parë. Nuk do them shprehjen: të mblidhen qelbësirat për të larguar Berishën, por unë personalisht vet do bashkëpunoja edhe me djallin për të larguar këtë që është më i keq se djalli”.

I pyetur nëse PD po bën “autogol” me Metën, që ndoshta synon të jetë drejtuesi i opozitës, Paloka i konsideroi këto zëra si diversione.

S’e shoh në këtë prizëm. Ata që e shohin kështu bëjnë diversion brenda opozitës. PD ka qenë dhe do mbetet partia më e madhe opozitare. Sa më shumë të rritet Partia e Lirisë dhe partitë e tjera, për ne është mirë, nuk është keq. Është thjesht një diversion banal që përdorin ata që paguan Rama nëpër media”.
Lidhur me ligjin anti-Soros që PD mund të miratojë kur të vijë në pushtet, Paloka tha:

Përditë e më shumë po krijohet edhe në Evropë një grupim që po i kundërvihet armikut kryesor të së djathtës Soros. E patë çfarë deklaroi kryeministrja e re në Itali, një nga ligjet e para do jetë kundër Sorosit. Atë që i ka bërë Italisë në 92-shin me liretën. Shkatërroi liretën. Të njëjtën gjë bëri në Britaninë e Madhe. Pas çdo akti ka një përfitim financiar. Ato idetë liberale, perverse i shërbejnë për këtë qëllim. Prandaj futet në vendet ish-komunsite, që janë më të paorganizuara, më vunerabël.  Kur të vijmë në pushtet do ketë një akt ligjor, jo për hakmarrje ndaj Sorosit, por për të mbrojtur Shqipërinë. Si Meloni, ashtu do të ketë një ligj edhe nga ne për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky spekulant. Nuk është çudi që të ketë eksponentë të Soros në PD.

Ajo varet sa i dobët është njeriu, qoftë përballë presionit, qoftë përballë joshjes. Deputetët e PD i ka zgjedhur elektorati. Ata, e kam thënë unë edhe Berisha, janë pjesë e PD. Nëse nën ndikimin e Sorosit apo ambasadorëve dhe kryeministrave bëjnë një lojë tjetër, e kanë zgjedhur vet fatin e tyre. Nuk e di nëse ka qenë Basha. Tregoi që hyri në lojën e Ramës për të shkatërruar PD-në. Më mjafton fakti çfarë ndodhi, dhe rezultati i veprimeve të Bashës. Ai s’mund të jetë më për mua as pjesë e PD. Soros funksionion përmes shoqatave, ndikon përmes tyre. Ato blejnë dhe shesin influenca. Shoqatat që i shërbejnë një interesi të tillë s’mund të funksionojnë më në Shqipëri sepse punon kundër interesit të Shqipërisë”./m.j

Next Post
Pas takimit me Kurtin, Vuçiç poston në Instagram: Mezi pres të kthehem në Serbi, ishte ditë e vështirë…

Vuçiç i trembet Samitit të Pragës: Më 8 tetor u drejtohem serbëve, do rritet presioni ndaj Serbisë për Kosovën

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Ajo qe ju e quani pd me monstren e vicidolit e me banden e tije,do te vije ne pushtet ne vitin 2100,me pare harrojne,mose e mashtroni veten,me prradha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com