• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’kam pasur lidhje fare”/ Shkelzen Berisha flet pasi gjykata pushoi dosjen e ‘CEZ’: U akuzova me urdhër të Ramës se jam djali…

by Java News
25/01/2020 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pasi gjyqtari Lazër Sallaku firmosi pushimin e dosjes CEZ pas një hetimi 3-vjeçar. Berisha thotë se ai u akuzua pas presionit politik të kryeministrit Edi Rama, teksa shton se ky i fundit ka ushtruar një ndikim të jashtëligjshëm në proces, prej faktit se ishte familjar i kundërshtarëve të tij politikë.

Ai akuzon kryemistrin Rama se orkestroi thirrjen e tij për 4 herë me radhë për të dëshmuar në komisionin hetimor për të mbuluar akzën për korrupsion ndaj tij dhe ministrave të tij lidhur me dëmin 600 mln euro ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Dje gjykata me kërkesë të prokurorisë vendosi rrëzimin e padisë së Grupit Parlamentar të PS (pra të Edi Ramës) pasi e gjeti pa prova, pa fakte e të pabazuar në ligj.

I njëjti gjykatës, që pa asnjë provë apo fakt para dy vjetësh, nën presionin politik, urdhëroi marrjen e dëshmisë time, duke e kaluar barrën e provës nga akuzuesi tek i akuzuari, u detyrua të pranojë konkluzionin e prokurorisë (për të dytën herë) se akuza e ngritur nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk mbështetej në prova, por në shpifje, duke vërtetuar në fakt atë që dihej: ky qe thjesht një sulm i pastër dhe i paprecedent politik.

I gjithë hetimi e posaçërisht provat e mbledhura nga autoritetet çeke me kërkesë të prokurorisë, dhanë përgjigje shteruese se Shkëlzen Berisha nuk ka patur lidhje me CEZ, as fizikisht, as elektronikisht e në asnjë lloj forme tjetër.

Shkëlzen Berisha, u akuzua dhe kallëzua me urdhër të Edi Ramës nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste (e paprecedentë në 30 vjet politikë që parlamenti të thërrasë e kallëzojë familjarët e kundërshtarëve politikë) për ndikim të paligjshëm në një proces me të cilin nuk kisha kurrfarë lidhje, pa ASNJË prove apo fakt (sikundër provohet nga vendimi i gjykatës dhe prokurorisë).

Sot kur përgjigjet nga Çekia provojnë përtej çdo dyshimi se unë, nuk kam udhëtuar në Çeki as në kohën dhe as me personat e pretenduar, as për CEZ e as për ndonjë çështje tjetër, sot kur emaili i famshëm mohohet të jetë nisur apo dhe që të ketë ekzistuar, pikërisht nga ata që prezumohet se e kanë nisur, sot kur pas kontrollove të llogarive bankare, tabulateve telefonike e sistemit TIMS, Shkëlzen Berishës nuk i del asnjë lidhje direkte apo indirekte me këtë çështje apo me personat e lidhur me të, nuk mund të mos shtroj pyetjen: Për cilën arsye jam thirrur për të dëshmuar 4 herë para një komisioni parlamentar dhe një herë para prokurorisë?

Edi Rama orkestroi thirrjen time 4 herë në komisionin e tij parlamentar dhe më pas padinë në prokurori me qëllimin e vetëm, se do mund të mbulonte akuzën tashmë të njohur botërisht për korrupsion e tij dhe ministrave te tij, në procesin e largimit të CEZ nga Shqipëria, që sipas dokumenteve të KLSH-së, u kushtoi qytetarëve shqiptarë plot 600 mln euro (pa llogaritur dëmet me të cilat kjo faturë rritet disa herë).

A është normale që Parlamenti i Shqipërisë të shpërdorohet e abuzohet në këtë mënyrë për të goditur jo vetëm kundërshtarët politikë, por dhe familjaret e tyre pa asnjë provë apo fakt?

A është normale që një gjykatë apo prokurori nën presionin politik, të thërrasë një qytetar për të dëshmuar para se të administrojë në mënyrë të ligjshme prova që prezumohet se kanë shërbyer si indicie se ky qytetar mund të ketë patur dijeni për rrethana të caktuara?

Dje gjykata me kërkesë të prokurorisë vendosi të rrëzojë akuzën e Edi Ramës si politike e të pabazuar në ligj, por kjo nuk është drejtësi!

Drejtësi do të ketë ditën kur, regjisori dhe zbatuesi i këtij teatri të shëmtuar e bajat të përballen me ligjin jo vetëm për koncesionet korruptive dhe shpërblimet e trafikantëve të drogës që u financojnë pushimet ne kembim te tenderave, jo vetëm për “përlarjen” e 600 milionë eurove në marrëveshjen korruptive te largimit te CEZ nga Shqipëria, por dhe për shpërdorimin e detyrës e konkretisht atë të instrumentalizimit të Parlamentit të Shqipërisë dhe drejtësisë si “armë” kundër familjarëve të kundërshtarëve politikë”, shkruan Berisha.

Next Post
10-vjeçari la shtatzënë 13-vjeçaren/ Mjeku: E pamundur, është i papjekur seksualisht. Reagon vajza: Vetëm atë kam pasur

10-vjeçari la shtatzënë 13-vjeçaren/ Mjeku: E pamundur, është i papjekur seksualisht. Reagon vajza: Vetëm atë kam pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

July 5, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Arkivoli në shesh

July 5, 2026
“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

July 5, 2026
Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In