• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’kam më lokal, s’kam me cilin të konfliktohem”, Mihal Kokëdhima kërkon lirinë, gjykata refuzon

by Java News
09/10/2019 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëzohet kërkesa e Mihal Kokodhimës për t’u liruar nga qelia. Gjatë gjykimit të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës, pronarit të ish-restorant Panorma  i cili dhunoi turistët spanjollë se duhet të linte qelinë për shkak të problemeve shëndetësore.

Smaka i kishte kërkuar gjyqtares së çështjes të refuzonte kërkesën e tij për lirim. Në fund të gjykimit pasi trupi gjykues i përbërë nga Esmerilda Habili, vendosi të rrëzojë kërkesën e Kokëdhimës. Vendimi është marrë në datën 25 shtator 2019, dhe tashmë ky vendim është ankimuar nga Kokëdhima në gjykatën e Apelit Vlorë.

Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po vuan dënimin pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Spanjoll Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri me familjen për turizëm. Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët e këtij spitali gjatë një studimi ekografik kanë evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës, Kokedhima, kushëriri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, iu drejtua gjykatës së Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës,Kokëdhima ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindin gjyqtaren Esmerilda Habili, se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd. Kjo pasi sipas Mihal Kokëdhimës lokali i tij “Panorma” është prishur. Një tjetër argument që ka ngritur Kokëdhima në gjykatë, është dhe fakti se prokuroria e Vlorës gjatë kësaj kohe ende nuk ka kryer një ekspertim financiar mbi dëmin e shkatuar në prishjen e pronës së personave të përfshirë në konflikt.

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhi i virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatërruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm. Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen në kufijtë e çmendurisë së Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamerierëve që ai mbante në punë. Në këtë konflikt janë tmeruar turistët Spanjollë, Kristina Romero, biznesmeni spanjoll Eugenio Gal Galdon, djali i tij Jaime Romero dhe Mihal Kokëdhima. Ndërkohë pjesë e grupit që u përfshi në përplasje fizike ka qënë dhe shoferi Erjon Dike, djali i guidës Olgent Saraçi. /l.m

 

Next Post
Vrau Devi Kasmin, dërgohet me urgjencë në spital komandoja grek

Vrau Devi Kasmin, dërgohet me urgjencë në spital komandoja grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In