• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kam me kë të bëj gëzuar”/ 82-vjeçarja që jeton e vetme: Mbesa kërkon të më marrë pronën

by Java News
30/12/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënë Besnikja, 82-vjeç, e cila edhe këtë fundvit do ta kalojë e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, ka një shqetesim që nuk po e lë të qetë prej muajsh. E ftuar në emisionin Real People, ajo tha se mbesa e bashkeshortit të ndjerë i ka marrë dokumentet e shtëpisë ku jeton, për t’i shtuar pronësisë edhe 3 emra të tjerë, pa lejen e saj.

82-vjeçarja kërkon ndihmë që një gjë e tillë të mos “zyrtarizohet”, pasi pavarësisht të gjithave, është e hapur që ta ndajë pasurinë edhe me ata njerëz që sot kërkojnë t’ja marrin pa leje.

Ajo jeton e vetme dhe nuk ka fëmijë që mund t’ia trashëgojë pronën.

“Unë e kam operuar këtë syrin dhe më erdhi kjo mbesa e burrit. Më dha muhabet dhe më tha “ku i ke ato dokumentet e shtëpisë, se i dua pak unë t’i kontrolloj”. I thashë: “Çfarë i do dokumentet e mia ti?”. I dua më tha, t’i kontrolloj. Unë dokumentet të japë i thashë, por mos shto as një pikë as një presje, Kjo filloi të qante, lot krokodili. Më tha, “pse s’më beson mua” dhe filloi të qaj me të madhe. Ia dhashë dokumetet, i mori dhe nuk po m’i sjell më. Kishte futur emrin e vetë, emrin e motrës së burrit dhe emrin e motrës tjetër. Kishte shtuar tre emra, kam që në mars që kam folur në telefon dhe i thashë, ç’të takojnë me ligj do ta marrësh ti se unë dikujt do ja lë. E marr në telefon dhe nuk ma hap.

Më vjen keq se nuk kam bërë llafe me njert. Unë dua kaq, që çfarë t’i takoj me ligj do ta marrë, çfarë më takon mua dua ta marrë unë. Dua vetëm të vi të rregillojmë dokumentet. E dua shumë dhe e respektoj se nëna i vdiq para kohe dhe më vjen keq që sot po e zë në gojë”, tha ajo.

Fundviti i vetmuar dhe me tavolinën bosh i 82-vjeçares

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Real People” në Euronews Albania ishte nënë Besnikja, 82-vjeçarja nga fshati Rubjeke, e cila prej vitesh jeton krejtësisht e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkeshortit të saj.

E moshuara nuk ka mundur të bëjë fëmijë dhe jeton mes vetmisë në banesën e saj.

Ajo thotë se vetmia është sëmundja më e keqe në botë, pasi dhe në festa nuk ke më kë të bësh gëzuar.

“Për vetminë them mos e provoftë kërkush se vetmia është sëmundja më e madhe në botë. Jeta është kot kur jeton vetëm. Jeta ecën se do t’i bësh punët, do lahesh, do pastrohesh e do hash.

Ajo që më mban gjallë është kurajo, them do jetoj edhe unë si gjithë të tjerët.

Nuk më kanë vizituar asnjëherë mbesat e burrit. Por kanë 15-vjet që më kanë kthyer shpinën, të më kishin respektuar, të hynin dhe të dilnin dhe le t’i merrnin të gjitha pronat, aq zemër të madhe kam. Del që të duan vetëm për pronat”, tha ajo.

Ajo denoncoi dhe tentativën që mbesa e bashkeshortit të ndjerë ka bërë për t;i marrë pronën duke shtuar emrin e saj në certifikatën e banesës./m.j

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Një kartolinë e vonuar për vitin 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In