Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat. Alibeaj tha se që prej fillimit ka bërë thirrje dhe akte për bashkim.
Ai foli në lidhje me platformën për bashkimin e PD-së, e cila është diskutuar gjatë ditëve të fundit mes deputetëve.
Një pjesë e tyre e kanë mbështetur këtë platformë duke arritur në përfundimin se deputetët e përjashtuar në janar, të hiqej dorë nga gjuha e urrejtjes si edhe të ndërpritej çdo veprim i njëanshëm për riaorganzimin e partisë.
“Thirrja jonë nuk e ka gjetur mirëkuptimin e Berishës. Grupi duhet të marrë vendim pavarësisht mendimit të Berishës. Që në fillim kam bërë thirrje për bashkim, duke e quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara, kam kërkuar dakordësi që në mbledhje të vinin edhe kolegë deputetë që janë përjashtuar. Për këtë shkak kam ftuar në mbledhje të gjithë kolegët e pezulluar, është fakt që cdo mbledhje është bërë dhe me prezencën e tyre, dua të falenderoj cdo njërin që iu përgjigj kërkesës sonë, kanë luajtur një rol konstruktiv në mbledhje. Aktet e bashkimit duhet të jenë kokrete. PD nuk ka asnjë të tepërt
Pas një jave diskutimesh me kolegët e grupit parlamentar, është konkluduar në një platformë bashkuese, Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lulzim Basha, Ferdinand Xhaferraj, Oriola Pampuri, etj”, u shpreh Alibeaj.
Sipas Alibeajt, hapi i parë për bashkimin e demokratëve është certifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimin e të përjashtuarve ne parti si dje anulimi i zgjedhjeve te njëanshme në bazë.
Pikat e platformës
1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.
Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. /m.j











