• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kam ambicie të marrë drejtimin e PD”/ Topalli: Rikthimi i shpresës së demokratëve s’vjen vetëm me ‘Foltoren’

by Java News
07/12/2021 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të rikthehet vetëm me një ‘Foltore’ nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë nuk mund ta bëjë as Lulzim Basha. Këtë të fundit e quan një tradhtar të kauzave të opozitës, ku në studion e ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Topalli listoi edhe një listë të atyre që Basha ka deklaruar ndryshe dhe vepronte ndryshe.

“Opozite duhet të mos bashkohet me korrupsionin e qeverisë, nuk mund të dezertonin parlamentin dhe të digjninin mandatet, një forcë politike nuk mund të përjashtojnë njerëz për faktin se kritikojnë kryetarit, nuk mund të anashkalohen forumet, të shkelet statutin apo të kryejnë votime që tregojnë manipulimin e procesit brenda vetes. Çdo kauzë që ka ngritur Basha ka qenë e tradhtuar, kauza kryesore është se me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe ngriti çadrën, hyri në zgjedhje tradhtoi çadrën dhe u fut dhe në qeveri, pastaj kauza e rrugës së Kombit, e tradhtoi sërish dhe koncesioni vazhdoi të jepej se betejën e la se familja tij hyri në ndërtesën e biznesmenit, kauza e teatrit, kur thoshte nuk do lejojmë zgjedhje lokale, vetë pronconimi nuk hymë në zgjedhje është terrorizëm, një parti nuk mundet dot të thotë nuk hyjmë në zgjedhje, nëse opozita krijon frymën nuk ka truk që e merr, në 1990 besonte njeri që do të rrëzohej sistemi, kemi treguar se dimë që të përmbysim sistemin”, tha Topalli.

Pyetjes së gazetarit Ilir Babaramo, se çfarë mendimi ka për ‘Foltoret’ e Sali Berishës, Topalli është shprehur se ajo nuk mjafton për të përmirësuar situatën mes demokratëve.

“Besimi nuk fitohet me një akt, duhet të tregosh që ne do të kthejmë votën, që do respektojmë rregullat, që do kemi një lidership, jo një njeri që shitet te forca kundërshtare, të tregosh që do të tregosh një skuadër me personalitetet që përcjellin profesionalizëm dhe integritet, nëse ne nuk arrijmë që në lidershipin e PD pas këtij procesi që e konsiderojë si fazë të parë nuk nxjerrim këto emra, nuk kemi realizuar misionin, por nuk kam pse paragjykojë çfarë do ndodhë”, u shpreh Topalli.

Ish-kryetarja vë theksin se ka zero vlerësim për lidershipin e Lulzim Bashës dhe shprehet se për sa kohë ai do të jetë në krye të partisë, rrugët e saj më PD janë të ndara. Atë e cilëson si të “privilegjuarin” në parti gjatë kohës që PD-ja drejtohej nga Sali Berisha dhe këtë e ka ndjerë dhe e ka thënë edhe me zë të lartë.

“Basha kishte një korsi të veçantë, ndryshe nga të tjerët, e kam ndjerë dhe them e kam thënë, kisha dyshime të mëdha në integritetin e tij, se ndjeja që kishte një mungesë të madhe të shkallës së përgjegjësisë.  Bënte udhëzime pa i konsultuar me asnjë njeri, ndryshoi të gjitha pa i diskutuar me njeri vetëm kur i lexonin në media”, tha ajo.

“Për sa kohë Basha është në krye të PD mua nuk më lidh asgjë, në momentin që do të largohet, ku thuhet se janë 4200 firma të delegatëve, nuk është vetëm një Kuvend, por mocion mosbesimi ndaj kryetarit, kur ai të largohet do të ndihem si në shtëpinë time, me një kusht që të kenë ato vlera për të cilën unë kam besuar dhe besoj akoma”, shtoi Topalli.

Ambiciet e saj nuk janë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por nuk e përjashton si mundësi që të jetë pjesë e një grupi pune që po përflitet, për të ringritur këtë forcë politike.

“Nuk besoj se do kandidojë, kam një jetë të gjatë në politikë, mua më mbushin qëndrimet që i quaj të rëndësishme, kur del e vërteta jam njeriu që ndihem mirë me ndërgjegjen time, s’kam ambicie për kryetare partie. (…) Nuk është e rëndësishme nëse do të jem pjesë e bordit, kujtoj që në 1997 kur kemi qenë në krizë është krijuar një grup me disa, një grup i gjerë që jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ringritur PD, pra një grup tranzicioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, dhe mund të jetë opsion, por vendimet do të merren në Kuvend, më duket logjike, për atë që ka ndodhur në PD në të kaluar”, tha Topalli në Report Tv.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In