• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skadon afati për dekriminalizimin, politika në udhëkryq

by
01/07/2015 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca dhe opozita dështojnë përfundimisht në konkretizimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit të ndërmjetësuar nga dy deputetët e Parlamentit Europian, Kukan dhe Fleckenstein.

Data 30 qershor 2015 ishte afati i fundit që Parlamenti të realizonte ndryshimet e nevojshme ligjore për dekriminalizimin e administratës dhe të politikës.

Tashmë pakti PS-PD i dhjetorit të shkuar, mbeti thjesht një marrëveshje e shkruar në letër, pasi asnjëra nga palët nuk arritën dot të gjenin konsensusin mes tyre. “Procesi i ndryshimeve legjislative që do të burojnë nga kjo marrëveshje do të nisë në fillim të sesionit të ardhshëm parlamentar dhe do të përmbushet brenda datës 30 qershor 2015″, parashikohej në rezolutën e miratuar më 24 dhjetor të vitit të shkuar.

Pas miratimit të rezolutës së përbashkët në seancën e fundit plenare të vitit të shkuar, i vetmi konsensus formal ishte ai i seancës plenare të 19 shkurtit, ku me 102 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014, dhe që do të drejtohej nga demokrati Oerd Bylykbashi.

E gjithë veprimtaria e këtij komisioni përmblidhet në tri mbledhje formale, të cilat u shërbyen palëve për të bërë akuza dhe kundërakuza në funksion të propagandës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ndërkohë që asnjë nismë ligjore nuk u ndërmor seriozisht nga palët, të cilat nuk dhanë asnjë shenjë vullneti që kjo marrëveshje të prodhonte dhe ndryshimet “e premtuara” ligjore që do të bënin të mundur pengimin e personave që kishin të kaluar kriminale të përfshiheshin në administratën publike, në bashkitë e reja apo dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Demokratët kërkuan gjatë këtyre muajve që marrëveshja të zbatohej me zgjedhjet vendore që sapo u zhvilluan, duke kërkuar të mos lejohej kandidimi i personave me rekorde kriminale për kryetarë të bashkive apo të këshillave bashkiakë. Por ndërkohë që marrëveshja përcaktonte se ndryshimet e nevojshme ligjore që mund të preknin një sërë ligjesh të rëndësishme bënin të mundur që kjo marrëveshje të niste zbatimin në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.

Next Post

Hoteli më i frikshëm në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In