• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka vend të flasim për politikë”, Veliaj ndërpret një ditë fushatën

by Java News
03/06/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër, gjatë faljes së Fiter Bajramit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë. Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, inspektoi punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana është shembulli i qytetit që i respekton të gjitha besimet dhe jeton mbi bazat e shëndosha të harmonisë fetare. “Jam shumë i nderuar që shoh bashkë me mikun tim Bujarin, se sa ka ecur puna për Xhaminë e madhe të Tiranës. Jam i bindur se 3-4 muaj punë me kaligrafinë dhe rifiniturat do të mbyllen brenda këtij viti, e do t’i japim Tiranës një tjetër stoli. Brenda një kilometri katror do të kemi shprehjet arkitekturore të të gjitha besimeve të qytetit tonë, siç i ka hije një qyteti që i respekton, i vlerëson të gjithë dhe që jeton mbi bazat e shëndosha të harmonisë fetare, besimit dhe vëllazërisë që kemi me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Veliaj Dhe Kryetarit I Komunitetit Mysliman Gjate Inspektimit Te Punimeve Per Ndertimin E Xhamise Se Namazgjase (1)

Në respekt të ditës së shenjtë të Fiter Bajramit, kryebashkiaku Veliaj, i cili garon në zgjedhjet e 30 qershorit për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve të Tiranës, tha se do ta ndërpresë fushatën gjatë gjithë ditës së martë.

“Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë, të shumë kandidatëve për kryetar bashkie që kanë agjëruar, që janë myslimanë dhe e praktikojnë, por edhe në shenjë respekti të të gjithë komunitetit mysliman, besoj se nuk ka vend të flasim për politikë, por të flasim më shumë për vëllazëri dhe për gjërat që na bashkojnë se sa për dallimet që mund të kemi mbi qytetin”, tha ai.

Veliaj Dhe Kryetarit I Komunitetit Mysliman Gjate Inspektimit Te Punimeve Per Ndertimin E Xhamise Se Namazgjase (2)

Në vend të politikës, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të besimtarëve, nesër ne të gjithë qytetin do të organizohet një fushatë bamirësie, me ushqime, veshmbathje etj. “Kushdo që ka mundësi, sidomos ushqime, batanije, veshmbathje, do duhet t’i sjellë pranë bashkisë apo pranë KMSH-së, dhe pastaj ditën e Bajramit duam që nga qyteti i Tiranës, qytetarët dhe besimtarët këtu, të çojmë këtë dhuratë solidariteti për të gjithë ata që janë në nevojë dhe më pas sipas nevojave, të jemi gjithmonë të gatshëm”, shtoi Veliaj.

Përveç parkingjeve publike, nesër gjatë faljes, besimtarët myslimanë mund të parkojnë falas edhe rreth Unazës së Vogël. “Parkingu te sheshi “Skënderbej” dhe parkingu te Bulevardi i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet”, theksoi ai.

Veliaj Dhe Kryetarit I Komunitetit Mysliman Gjate Inspektimit Te Punimeve Per Ndertimin E Xhamise Se Namazgjase (3)

Ndërkaq, kryeqyteti e ka treguar se është gjithmonë i pari në dhënien e ndihmës për raste fatkeqësie, ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur të dërgojë ndihma edhe për familjet e prekura nga tërmeti në qarkun e Korçës. “Nesër fushata do të pezullohet, dhe një nga idetë që kemi pasur me Bujarin është që në vend të saj, të kemi një fushatë bamirësie e solidariteti. Do të ftojmë të gjithë besimtarët myslimanë, por jo vetëm, përpara bashkisë dhe pas faljes së Bajramit, do të ngarkojmë një kamion me ndihma për qarkun e Korçës, aty ku këto ditë ka patur një sërë tërmetesh, ku e gjithë qeveria është mobilizuar, por unë besoj se ka nevojë edhe për ndihmën e qytetarëve”, tha Veliaj.

Veliaj Dhe Kryetarit I Komunitetit Mysliman Gjate Inspektimit Te Punimeve Per Ndertimin E Xhamise Se Namazgjase (5)

Me urimin për gjithë besimtarët, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u shpreh se brenda këtij viti, me përfundimin e punimeve, në kryeqytet do të plotësohet mozaiku i kulteve fetare. Spahiu bëri thirrje për më shumë solidaritet mes njerëzve për të ndihmuar këdo që ka nevojë. “Falenderoj z. Veliaj me ardhjen e tij sot në inspektimin e punimeve të xhamisë përfaqësuese. Me shpresën e Zotit, brenda këtij viti edhe kjo xhami do të përfundojë, duke plotësuar mozaikun e kulteve përfaqësuese këtu në Shqipëri, që gjithë besimtarët e të gjitha besimeve të ndryshme të jenë të plotësuar në pjesën e tyre shpirtërore. Gjithashtu, meqë është rast Bajrami, uroj dhe shpresoj që ky Bajram, kjo festë, të sjellë mirësi, begati dhe paqe në vendin tonë, dhe të mobilizohemi që të shkojmë në nevojë të njerëzve”, tha Spahiu.

Next Post
VIDEO që zbulon gënjeshtrën e Berishës, militantët e PD-së godasin me shufra hekuri njëri-tjetrin në portestën e opozitës

VIDEO që zbulon gënjeshtrën e Berishës, militantët e PD-së godasin me shufra hekuri njëri-tjetrin në portestën e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com