• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka vend për panik! Sizmiologu: Shqipëria nuk rrezikohet nga tërmetet në Santorini

by A R
04/02/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Santorinit po largohen për shkak të lëkundjeve sizmike që janë ndier në ishullin e famshëm. Tërmetet e njëpasnjëshme i kanë bërë ta kalojnë natën edhe jashtë teksa autoritetet janë vendosur në shërbim të qytetarëve për të lehtësuar largimin nga zona.

Ndonëse panorama mund të na kujtojë tërmetin e vitit 2019 në Shqipëri, nuk ka vend për panik. Sizmiologu Edmond Dushi shpjegon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se tërmetet në  Santorini nuk na rrezikojnë drejtpërdrejt. Shqipëria përjeton çdo ditë aktivitet sizmik në zonat aktive që njihen për praninë e lëkundjeve.

Aldo: Duke qenë afër me Greqinë dhe duke kujtuar historinë tonë, sa e rrezikuar është Shqipëria?

Edmond Dushi: Në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk është e rrezikuar nga Santorini, por gjithë aktiviteti që ndodh përreth nesh është tregues që pllakat lëvizin dhe ne jemi në këto pllaka, në këto kufij.

Aldo: Që lëvizin, lëvizin, por halli është a na ndodh gjë?

Edmond Dushi: Ideja është që ne çdo ditë në territorin e Shqipërisë kemi aktivitet sizmik, që do të thotë edhe ne jemi pjesë e këtij sistemi.  

Aldo: Pavarësisht që s’na vijnë njoftimet?

Edmond Dushi: Ajo varet se çfarë ne zgjedhim që të japim, ato që janë të rëndësishme duhen dhënë sepse krijojnë edhe panik, por bien tërmetet në territorin e Shqipërisë, ka mikroaktivitet sizmik shumë të shprehur. Ka disa zona që kanë qenë aktive kohë te fundit, ka qenë zona jonike, pjesa poshtë, ka qenë pjesa mbi Durrës pra pjesa adriatike, ka një pjesë mbi Elbasan që ka aktivitet  sizmik në kufi me Dibrën, ka pasur pak në zonën e Ohrit dhe Korçës, ka pasur tërmete sporadike në gjithë territorin e Shqipërisë. Mund të them që tërmetet kështu siç po bien, bien në zona që ne i njohim, janë zona aktive.

Next Post
Rakipi thumbon Këlliçin: Shokun e djalit të Soros e shpëtoi Trumpi nga SPAK! Mund ta hash ti tani…

Rakipi thumbon Këlliçin: Shokun e djalit të Soros e shpëtoi Trumpi nga SPAK! Mund ta hash ti tani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com