S’ka rrezik, mielli që përdoret në Shqipëri është ‘i pastër’
Pas publikimit në media se mjelli që përdorej për bukën kishte disa lëndë jo të shëndetshme, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka kryer disa kontrolle. Në një deklaratë për mediat drejtori i këtij Instituti, Ardian Xinxo qetëson të gjithë konsumatorët se “Bacillus Subtilis”, apo e njohur si sëmundja e patates nuk ekziston.
Gjatë analizave të 47 mostra ( 22 kampione buke dhe 25 mielli) për praninë ose jo të Bacillus Subtilisrezultatet kanë treguar mungesë të pranisë së Bacillus Subtilis tek të gjithë mostrat e analizuara
ISUV vazhdon të analizojë mostrat e ardhura nga inspektorët e AKU për praninë e shkaktarit dhe tregues të tjerë të cilësisë së bukës dhe miellit.










