• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autoritetet italiane dëbojnë familjen shqiptare, jeton në plazh me vajzën invalide

by
10/08/2015 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet italiane dëbojnë familjen shqiptare, jeton në plazh me vajzën invalide

Pasi mori urdhrin për të dalë nga shtëpia, kryefamiljari shqiptar jeton në plazh me gruan dhe vajzën e tij invalide 100%. Dashnor Kozaj, i cili deri para dy javësh jetonte në një nga banesat në një lagje të Ankonës bashkë me gruan dhe vajzat, njëra prej të cilave e mitur invalide.

Familja shqiptare tashmë jeton në plazhin e Falconara, sepse nuk kanë ku të shkojnë. Ata u nxorën nga banesa ku jetuan për 11 vitet e fundit, sepse prona ishte shpallur e papërdorshme më.

Vajza e tij e madhe gjendet në Bolonja. Dashnori që më parë kishte punuar në zdrukthëtarinë detare dhe si hekurkthyes, tani është i papunë. Sipas Shërbimeve Sociale të zonës, familjes së Dashnor Kozajt i është ofruar ndihmë.

“Kemi folur me Dashnorin dhe gruan e tij disa herë, para se t’i nxirrnim jashtë ndërtesës. Ju kemi ofruar dhe ju kemi propozuar një projekt, por ata kanë refuzuar”, shprehet Fabio Marcatili, përfaqësues i Shërbimeve Sociale.

Sipas Marcatili-t, në një projekt të tillë, komuna nuk ndihmon familjen vetëm për të gjetur një banesë ku të fusin kokën, por edhe i ndihmon me pagesën e 6 muajve të qirasë, që mund të zgjatet edhe 1 vit.

Por pas këtij propozimi ka një problem, sepse sipas tij familja shqiptare nuk ka paguar qiranë për 11 vite rresht.

“Për fat të keq nuk mund të japim shtëpi falas. Janë dhjetëra familje italiane, që jetojnë në situata dëshpëruese. E vetmja zgjidhje është ajo, që familjes Kozaj t’i ripropozojnë sërish projektin e shtëpisë”, deklaron ai për “Il Corriere Adriatico”.

Asistentët sociale dhe agjentët e policisë komunale i kanë shpjeguar bashkëshortëve Kozaj shpesh herë faktin se, gruaja dhe vajzat e mitura, njëra prej të cilave invalide do t’i besohen një jetimoreje.

“Por edhe në këtë rast Dazhnor Kozaj ka thënë se, kujdesej vetë për familjen e tij”, rrëfen punonjësi social, Fabio Marcatili.

Next Post

10 mijë kuqezinj në Danimarkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com