Fatura e importit të energjisë elektrike po rritet edhe më shumë. Vetëm në tre ankande të zhvilluara nga Korporata Elektroenergjetike, për gushtin janë shpenzuar 21.8 milionë euro për të blerë energji nga jashtë.
Në total deri më tani, KESH ka importuar rreth 122 milionë euro energji elektrike nga 48.8 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë.
Rritja e faturës së importit të energjisë ka ardhur si rezultat i rënies së prodhimit të brendshëm.
Nga ana tjetër, konsumi është rritur. Sërish shkak janë kushtet e motit, me temperatura të larta, që nxisin përdorimin e kondicionerëve për një kohë të gjatë.
Po ashtu, sezoni turistik ka dhënë efektet e tij. Dhe në fakt, konsumi i shtuar vërehet si te familjarët ashtu dhe te bizneset.












Ku jane ato mbeturinat,qe solli balluku nga bangladeshi,te prodhonin energji,per ato mbeturana balluku volli miliona euro,pse si vini ne pune,cfare prisni.