• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka një emër/ Raundi i parë i votimit të Presidentit drejt djegies, negociatorët e PS në pritje të propozimeve të PD

by Java News
13/05/2022 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur na ndajnë edhe tre ditë nga raundi i parë i votimit në Parlament për Presidentin e ri të vendit, gjasat janë që deri të hënën të mos ketë asnjë emër për të cilin 140 deputetët do të votojnë.

Ky është konkluzicioni i takimit të sotëm mes tre negociatorëve të PS-së, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri dhe dy nga tre grupet parlamentare të opozitës.

Fillimisht ishte Shpëtim Idrizi i cili u takua me grupin socialist e më pas Fatmir Mediu. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk ishte i pranishëm në këto bisedime.

Në përfundim të takimit me Ballën, Spiropalin dhe Gjiknurin, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se tani ka ardhur koha të flitet për emra dhe për këtë gjeti dakordësinë edhe të socialistëve.

“Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura.

Patëm dakordësi me deputetët e PS. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e Partisë Socialiste që ka ardhur koha që të hyjmë në procesin e emrave kokretë, kë duan shqiptarët. Nuk duhet të jetë një process i momentit të fundit dhe i ftoj të gjithë të jemi në përgjegjësinë tonë që ti japim shqiptarëve me prerogativat e Kushtetutës”, tha Idrizi.

Ndërsa kreu i PDIU-së, Fatmir Mediu foli për një qëndrim të përbashkët të të gjithë opozitës, teksa u shpreh i sigurt që të hënën raundi i parë do të digjet.

“Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar”, u shpreh Mediu.

Në fund, edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për mediat teksa tregoi gatishmërinë e opozitës për të sjellë emra.

“Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Me të dyja grupet parlamentare që kemi biseduar, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.

Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës për të një përpjekje që zoti Mediu po bën. Vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e bisedimeve”, tha Balla.

Sipas vendimit të fundit të Konferencës së Kryetarëve, u vendos që deri të dielën në orën 16:00 të priteshin kandidaturat për President dhe të hënën në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e dokumentacionit në rastin kur do të ketë kandidatë. Seanca është parashikuar të hënën në orën 17:00./m.j

Next Post
Gara për kreun e PD-së/ Berisha nis takimet sot në Elbasan! Rivali i tij takohet nesër me mbështetësit në Kukës dhe Has

Gara për kreun e PD-së/ Berisha nis takimet sot në Elbasan! Rivali i tij takohet nesër me mbështetësit në Kukës dhe Has

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com